Votime në Shqipëri/ OSBE-ODIHR: Nuk mund të themi dot se janë plotësuar standardet

Votime në Shqipëri/ OSBE-ODIHR: Nuk mund të themi dot se janë plotësuar standardet

15:30, 01/07/2019
A+ Aa A-

Kryesuesja e misionit të OSBE-ODIHR Audrey Glover ka bërë këtë të hënë një deklaratë në lidhje me zgjedhjet e mbajtura duke thënë që në krye të herës së procesi i 30 qershorit u mbajt pa marrë parasysh elektoratin shqiptar.

Ambasadorja tha se ende nuk kishin një qëndrim zyrtar nëse këto zgjedhje i arritën apo jo standardet. Glover i shpreh se ky qëndrim do të shprehet vetëm në raportin përfundimtar.

‘Ne jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pas asnjë axhendë të fshehtë. Ne jemi të paanshëm dhe si gjithmonë lëmë faktet të flasin për veten. Neve nuk na intereson se kush i fiton zgjedhjet por na intereson nëse zgjedhjet janë në përputhje me ligjin.

Zgjedhjet lokale të 30 qershorit u mbajtën pa marrë parasysh elektoratin. Opozita vendosi që të mos marrë pjesë kurse maxhoranca vendosi të hyjë në zgjedhje pa opozitën. Në këtë klimë, zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur mes opsioneve të mundshme politike. Në 31 bashki nga 61, kandidatët garuan pa kundërshtar.

Përplasja politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë vendime të administratës zgjedhore u morën duke pasur si objektiv mbajtjen e zgjedhjeve. Ajo që ishte pozitive ishte se votimi u zhvillua në mënyrë të qetë’,- tha Glover.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist01/07/2019 16:17

Vezhguesit e OSBE,opinionin paraprak duhet ta thone sot,ku te paraqesin,c'kane pare e c'kane degjuar ne terren.Po nuk e dhane sot,atehere,gjithkush ka te drejte te mendoje,se keta vezhgues,presin ta "perpunojne" mendimin e tyre,me te dhenat qe do i serviren nga qeverija.Pra perfundimisht,ata nuk do na japin opinionin e tyre,por opinionin e qeverise.I urojne pleqerirne e mbare....

Bobby01/07/2019 15:47

I just love this woman

Shto koment

Denonco