OSBE-ODIHR: Zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur

OSBE-ODIHR: Zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur

15:23, 01/07/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e delegacionit të vëzhguesve për zgjedhjet locale të 30 qershorit të OSB-ODIR, që në fillim të raportit paraprak deklaroi se, në këtë klimë të një ngërci politik, zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur.

“Dua të falenderoj ministrinë e jashtme që na ftoi për të vëzhguar këto zgjedhje. Këto janë zgjedhjet e 14-të që vëzhgojmë në Shqipëri. Kemi mbërritur si mision më 23 maj, më pas erdhën vëzhguesit afatgjatë e afatshkurtër. Ne vëzhgojmë të gjithë procesin sepse ajo që ndodh para ditës së zgjedhjeve është po aq e rëndësishme.

Jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pa ndonjë axhendë të fshehtë. Jemi plotësisht të paanshëm e lëmë faktet të flasin. Ne nuk na intereson kush i fiton zgjedhjet, i vlerësojmë ato në bazë të përputhshmërisë së tyre me angazhimet e OSBE. Zgjedhjet lokale u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e lektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, qeveria ishte e vendosur t’i mbante ato. Në këtë klimë të një ngërci politik, zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur. “ u shpreh Glover.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco