Votat e mistershme që alarmuan numëruesit mbrëmë në Gjirokastër: Kush i hodhi?

Votat e mistershme që alarmuan numëruesit mbrëmë në Gjirokastër: Kush i hodhi?

13:43, 01/07/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti Tritan Shehu  ka zbuluar sot se çfarë fshihet pas votave të mistershme të shpallura të pavlefshme në Gjirokastër. Këto vota të çuditshme, mbi 3 mijë, që figuruan brenda kutive kur dihej se në votime shkuan vetëm mbështetësit e PS-së dhe të Rilindjes, krijuan alarm në shtabin socialist dhe bënë që procesi i numërimit të ndërpritej e të fillonte disa orë më vonë.

Shehu ka  rrëfyer sot me fakte se  votat e pavlefshme të këtyre zgjedhjeve monopartiake nuk qenë tjetër përveçse votat e atyre që ishin dërguar me detyrim dhe me kërcënime për të hedhur fletët në kuti.

“Numri shumë i lartë i votave të pavlefshme në qarkun e Gjirokastrës, në një votim të thjeshtë me një kandidat, - shpjegon Shehu në Fb, -  tregon se si kanë reaguar vetëm një pjesë e atyre, që nën kërcënime janë çuar “të votojnë”.

Në bazë të informacioneve të sakta që kemi rezulton se në Përmet kishte 768 vota të pavlefshme, në Këlcyrë 456, në Tepelenë 764, në Memaliaj 502, në Libohovë 373, në Dropull 405. KZAZ në procesverbalet e tyre i kanë falsifikuar këto të dhëna.

Në Gjirokastër, pikërisht sepse në 13 kutitë e para kanë dalë 369 vota të pavlefshme, mbrëmë u ndërpre numërimi, të alarmuar nga ky fakt shumë komprometues, për të rifilluar vetëm pak kohë më parë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco