Vota më shumë se votues! Vasili tregon skandale të tjera: U hutuan delenxhinjtë!

Vota më shumë se votues! Vasili tregon skandale të tjera: U hutuan delenxhinjtë!

13:16, 01/07/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI ka dalë sërish në mesditë në një konferencë për shtyp për të demaskuar me fakte të reja, votimin monopartiak të 30 qershorit.

"Jemi sigurisht në këtë komunikim së bashku, - tha Vasili, -  për të vijuar në përmbushjen e premtimit tonë për të denoncuar deri në fund e deri në një masakrën që kanë ndodhur në votimet moniste në ditën e djeshme, votime që ishin të paligjshme, por që kriminalizimi i ka çuar deri në kufijtë e të bërit qesharak. Po ju jap vetëm shembuj konkret të nderuar qytetarë dhe komentet e tjera po ua lë juve, për të kuptuar se çfarë mendje kriminale, por dhe çfarë mendje idiote e qeveris këtë vend dhe sesi shfrenimi i injorantëve i bashkuar me të babëziturit mund të prodhojë të tilla gjëra.

Në bashkinë e Beratit të nderuar qytetarë sipas të dhënave të KQZ-së të organizatës socialiste që drejton atje dhe që ka marrë për fyti procesin zgjedhor, në Berat kanë votuar sipas KQZ-së 14 000 votues, pra 14 000 qytetarë kanë hedhur votën në kuti. Po çfarë ka ndodhur të nderuar qytetarë, ende pa mbaruar numërimi, pra janë dhe 7 kuti për tu numëruar, anë gjetur 2000 vota më shumë në kutitë në votimit, pra kanë votuar 14 mijë dhe në kuti gjenden 16 mijë vota akoma pa mbaruar votimi, këtu besoj PS pret një rezultat tjetër 130, 140, 150%, pra luftohet për rekorde shumë të larta, gjithmonë mbi 100%, përtej ëndrrave të partisë së punës dhe të Enver Hoxhës në kohën e tij që deri tek 99% e arriti. Megjithatë të jemi gjithmonë më të përgjegjshmen dhe të kujdesshëm për çdo gjë dhe të vlerësojmë këtë situatë kriminale.

Kanë përfunduar zgjedhjet në bashkinë e Vorës, sërish kemi të njëjtën histori suksesi dhe fitoreje mbi 100%, nga 6120 votues, në kutitë e votimit gjenden 6208 vota. Kutitë e votimit sipas hajdutëve socialistë janë shndërruar në sera të cilat punojnë me rendimente të larta dhe prodhojnë gjithmonë rezultate mbi 100% të votave, pra janë realizuar objektiva madhore, të marrin më shumë vota se sa qytetarë, mbi 100% dhe me këtë ritëm dhe më këto vota të marra me tepri mund të ngremë edhe nja 3 bashki deh të shkojmë në 64 bashki.

Megjithatë vazhdojmë të jemi në denoncimin tonë, e njëjta gjë edhe në Memaliaj, përsëri mbi 100%, nga 4150 njerëz që kanë votuar, në këtu gjenden 4206 vota sërish kandidati fiton me 100 e ca % te votave. Urime këtyre kandidatëve të cilët fitojnë me 100 e ca % të votave.

E njëjta gjë ndodh në Himarë, nga 4165 votues të raportuar nga KQZ, nga organizata socialiste në KQZ 4209 vota gjenden në kuti, mbi 100%, edhe këtu ecim me mbi 100%. Kandidatët socialist që fitojnë, thjesht gara është që dikush ecën të 130%, dikush 140, 103, 104, këta me 102 dhe 103% sigurisht që do iu merren masa ndëshkimore se nuk kanë realizuar planin e tejkalimit.

E njëjta gjë ndodh dhe në Selenicë dhe ka më shumë vota në kuti se sa votues, 6200 votues thotë KQZ dhe në kutitë e votimit gjenden 6293 vota.

E njëjta gjë ndodh në Gramsh nga 8947 vota sipas KQZ-së socialiste, në kutitë e votimit gjenden 9076 vota,pra afër 1000 vota më shumë. Siç e shikoni ka një tejkalim mbi 100% të qytetarëve.

Në konkluzionin tonë shqiptarët u përballën me një proces tërësisht të paligjshëm dhe antikushtetues, monist, të drejtuar nga KQZ-ja socialiste, organizata përkatëse socialiste në KQZ, në të gjitha KZAZ dhe KQV, të cilët janë evidentuar dhe mijëra dëshmi të tjera që do vazhdojmë të ua denoncojmë.

U futën dhe mbyllën dritat duke mbushur kutitë. Duke qenë vulgarë dhe të trashë siç kanë dhe kryeministrin e tyre, harruan këta derdimenë dhe këta delenxhinj, e mbushën vota mbi 100%. Ky turp, por edhe ky faj shumë i rëndë penal, rëndon që mbi katër anëtarët e KQZ-së, tashmë një bandë socialistësh që shkatërron çdo ligjshmëri dhe deri te të gjithë ata banditë të tjerë që kanë mbushur kutitë, të cilat po vetë u vetëdemaskuan.

Procesi i demaskimit të këtyre delenxhinjve nuk do të ndalet, pavarësisht se ndonjëri duke dëgjuar këto shifra do të thonte që këta janë sa delenxhinj edhe idjotër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco