Skandali i 12/ Në Berat 2166 vota më shumë se votues dhe numërimi ende vazhdon

Skandali i 12/ Në Berat 2166 vota më shumë se votues dhe numërimi ende vazhdon

13:00, 01/07/2019
A+ Aa A-

Në Bashkinë e Beratit edhe pse procesi i numërimit nuk ka mbaruar ende rezultojnë 2166 vota më shumë sesa numri i votuesve.

Sipas të dhënave të publikuara dje nga KQZ në faqen e saj zyrtare deri në orën 19:00, orari i mbylljes së procesit të votimit, pjesëmarrja sipas KQZ në Berat ishte 14000.

Por në rezultatet e publikuar sot nga KQZ për numrin e votave është në total 16166 vota.

Image

Ndërkohë që deri në orën 12:31, KQZ në faqen e saj zyrtare raporton se kur kishin mbetur edhe 7 kuti votimi të panumëruara, numri i votave e kishte tejkaluar me 2166 vota numrin e votuesve.

Në total janë 125 kuti sipas KQZ dhe deri tani janë numëruar 118.

Kandidati i PS Ervin Demo sipas KQZ, aktualisht ka 14,451 vota, Pavlo Shkarpa 844 vota dhe Plarent Aleksi 871 vota.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco