Mbushja e kutive/ Edi Rama nxjerr KQZ për të justifikuar vjedhjen e votave

Mbushja e kutive/ Edi Rama nxjerr KQZ për të justifikuar vjedhjen e votave

12:17, 01/07/2019
A+ Aa A-

I kapur në vjedhje dhe mbushje kutish në të paktën 11 bashki, Edi Rama është në panik.

Për këtë arsye ai ka urdhëruar KQZ-në që të dalë dhe të justifikojë vjedhjen, duke i cilësuar të dhënat e dala në mënyrë zyrtare si paraprake dhe me pasaktësi.

I kapur në vjedhje dhe në mbushje kutish në të paktën 11 bashki, me diferenca nga 52 vota deri në 1766 vota, Rama po tenton të justifikohet duke ia hedhur fajin Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që kontrollohet po nga ai me anë të 4 anëtarëve që ka aty.

KQZ-ja në një deklaratë për mediat, tha rreth orës 12:00 se të dhënat e publikuara deri më tani janë marrë në rrugë operative me telefon dhe nuk janë të sakta.

Vetëm në këto zgjedhje monopartiake të Edi Ramës ka lindur ky problem, ndërsa u theksua edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, kur numri i votuesve doli 3 orë pas mbylljes së votimeve monopartiake.

Në të gjitha zgjedhjet e mëparshme, numri i votuesve në shkallë vendi ka dalë gjithmonë rreth 30 minuta pas zgjedhjeve dhe asnjëherë 3 orë më vonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Aaaaaaas01/07/2019 12:59

" Huqi del me shpirtin". Kjo fjale e urte tregon edhe nje here se RIPJERDHJA nuk ben zgjedhje te lira w te ndershme. NUK RRI DOT PA VJEDHUR EDHE KUR NUK KA KUNDERSHTA. PJESMARRJA E ULET GATI 15% TREGUAN REFUZIMIN E POPULLIT. KETEJ E TUTJE OPOZITA TE SILLET SI URBAN-i I HUNGARISE.

Shqiptari01/07/2019 12:31

Komandanti nuk ka faj, di ai i shkreti se çfare ka gatuar Baba dhe Mehmeti!!!!

Alfons Malo01/07/2019 12:26

Politikani i zgjuar dhe i moderua qe ai nuk ka qene kurre i tille , vetem se ka votuar 10-20% e votueseve ne shkalle vendi, jep doreheqje shembull Greqia.Kjo tregon pakenaqesi

Dordomusi 01/07/2019 12:25

Ju vrafte zoti po nuk i denuat 4 anetaret e kqz kur drejtesise ti thone drejtesi...

Shto koment

Denonco