Votat e pavlefshme në Tiranë, zyrtarët e Rilindjes të pakordinuar në deklarata...

Votat e pavlefshme në Tiranë, zyrtarët e Rilindjes të pakordinuar në deklarata...

10:47, 01/07/2019
A+ Aa A-

Deputetja Vasilika Hysi ka thënë për Fax Neës se arsyeja pse gjatë numërimeve të votave në Tiranë kanë dalë shumë vota të pavlefshme është presioni ndaj qytetarëve si dhe situata politike në vend.

“Gjithçka që numërohet është e sigurtë. Dua të rikthehem tek presioni që bënte opozita gjatë kohës kur zhvillohej procesi i votimit. Votuesve u është thënë nëpër qendrat e votimit që të mos e ushtronin këtë të drejtë. Madje i kanë filmuar dhe identifikuar votuesit duke u bërë presionet nga më të ndryshmet”, tha Hysi.

Besfort Lamallari ishte një tjetër zyrtar i Partisë Socialaiste në këtë qendër numërimi ku vetëm pak sekonda pas prononcimit të Vasilika Hysit, e cila pranoi numrin e madh të votave të pavlefshme, dha një përgjigje krejt tjetër prej saj. Lamallari që mban postin e zv.ministrit të Brendshme tha se janë vota që kanë të bëjnë me gabime njerëzore dhe jo se ka qenë në vullnetin e tyre. Ndërkohë që pas asaj çfarë i kujtoi gazetarja se në këto fletë votimi kishte edhe vota ku ishin skicuar figura dhe simbole të ndryshme, Lamallari ndryshoi qëndrim duke thënë se, “ka edhe qytetarë të tillë që dalin për të votuar në shprehje të vullnetit të tyre. Ata ndjejnë se duhet të votojnë dhe janë të pakënaqur duke e ushtruar të drejtën e tyre në këtë mënyrë”.

Theksojmë se vetëm në njësinë bashkiake numër 9 në kryqytet, deri më tani kanë dalë mbi 210 vota të pavlefshme ndërkohë që kjo ka ndodhur edhe në zona të tjera zgjedhore.

Ndërkohë, në KZAZ-në nr. 44 në kryeqytet, nga rreth 20 kuti të numëruar, kanë rezultuar më shumë se 297 vota të pavlefshme.

 

 

dhe në KZAZ-në që ndodhet në shkollën “1 Maj” në Tiranë, situata paraqitet e tillë, ku nga numërimi i deri tanishëm ka rezultuar një numër prej 161 votash të pavlefshme më shumë edhe se nga sa vota ka marrë kandidati i Bindjes Demokratike Arben Skënderaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco