Dëshmi të turpit të historisë, manipulimit masiv: 120 emra që as nuk shkelën në qendrën e votimit

Dëshmi të turpit të historisë, manipulimit masiv: 120 emra që as nuk shkelën në qendrën e votimit

10:15, 01/07/2019
A+ Aa A-

Kuci, Toska, Cjapi....këta janë mbiemrat e disa prej familjeve në Urën Vajgurore, që rezultojnë se kanë votuar në zgjedhjet vendore të kryeministrit Rama dje, por, pa shkeluar fare në qëndrën e votimit.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar në rrjetet sociale, dëshminë e një vëzhguesi të “30 Qershorit”, i cili denoncon me fakte se si u manipuluan zgjedhjet monopartiake të kryeministrit.

Berisha shkruan në Fb: “Në farsën e djeshme të turpit të historisë manipulimi ishte masiv! Në fshatin Hinge të Urës Vajgurore, nga 120 votues që hodhën votën, komisioni mbushi kuti e dokumenta, sikur votuan 205 persona! Lexoni mesazhin dhe shikoni procesverbalin e vëzhguesit dixhital.”

Përshëndetje Doktor.

Dua të bëj me dije se në njesinë adminstrative Poshnjë, bashkia Ura Vajgurore, konkretisht fshati Hinge. Në fshatin Hinge, në territorin e shkollës, ku mbaheshin votimet - se zgjedhje nuk qenë - kanë hyrë për të votuar 120 persona që kanë votuar dhe dua të denoncoj se komisioni i votimeve farsë, ka nxjerrë 205 votues .

Ju bëj me dije se personat që kanë hyrë në qëndrën e votimit i kemi regjistruar me emër e mbiemër , ku 85 persona nuk kanë qën të pranishëm.

Ju lutem  verifikojeni sa më shpejt. Respekte.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco