‘Edhe pse me manipulime kusarësh’, Shehu: Gjirokastritët hodhën në Vjosë narkoshtetin!

‘Edhe pse me manipulime kusarësh’, Shehu: Gjirokastritët hodhën në Vjosë narkoshtetin!

10:14, 01/07/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, shkruan në “Facebook” se Qarku i Gjirokastrës e ka hedhur në Vjosë Narkoshtetin, me zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas ish-deputetit, rezultatet e KZAZ dhe KQZ janë një “tërmet” manipulimesh.

Shehu thekson se pati një presion të paparë që njerëzit si “bagëti” të shkonin të votonin, por ata vranë përfundimisht frikën dhe u rreshtuan në anën e parimeve dhe demokracisë.

Ja shenimi i plotë i Shehut:

Qarku i Gjirokastrës hodhi në Vjosë Narkoshtetin! “Tërmet” manipulimesh janë rezultatet e KZAZ-ve e KQZ-së për Qarkun e Gjirokastrës! Të publikohen menjehere listat e “votuesve”, që secili të shohë emrin e tij. Edhe pse nën një presion të pa parë që njerëzit si “bagëti” të shkonin në qëndrat e ”votimit”….

Edhe pse mos pjesemarja ishte thjeshtë e identifikueshme…. Edhe pse pa kandidatë alternativë, pa fushatë alternative… Banoret e ketij Qarku me vlera të pa llogariteshme i hodhën në Vjosë kërcënimet e këtij Narkoshteti.

Ata vranë përfundimisht edhe frikën, duke u rreshtuar si gjithëmonë në anën e parimeve, demokracisë. Çfarëdo shifrash të fabrikojnë Termeti me shokët e tij, sado fletë “votimi” ata futën si kusarë e trafikantë në kutitë e Qarkut, e verteta nuk errësohet nga asnjë manipulim.

Krim për ata ky, turp kush do ta çertifikojë këtë farsë! E vertata është kjo: Gjirokastra 17,53%, Libohova 15,19%,Dropulli 8,5%, Permeti 20,35%; Kelcyra 19,4; Memaliaj 20,19%; Tepelena 22,7%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco