Skandali i parë i madh/ Votojnë 5900 qytetarë, por në kuti dalin 7666 vota

Skandali i parë i madh/ Votojnë 5900 qytetarë, por në kuti dalin 7666 vota

09:53, 01/07/2019
A+ Aa A-

Votimet monopartiake të Edi Ramës dhe mbushja e kutive po dalin në pah.

Rasti i parë i madh dhe skandaloz ka ndodhur në bashkinë e Urës Vajgurore ku kandidonte Juliana Mema.

Sipas të dhënave zyrtare nga ana e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve të bëra publike mbrëmjen e djeshme në Urën Vajgurore kanë votuar 5900 qytetarë, ose 19.18 për qind.

Image

Por numërimi i votave të gjetura në kuti, kanë shfaqur edhe skandalin.

Po sipas të dhënave zyrtare nga ana e KQZ-së të publikuara në faqen zyrtare kandidatja e PS-së në bashkinë e Urës Vajgurore ka fituar me 7666 vota, ose thënë ndryshe 100%.

Image

Diferenca mes votuesve dhe votave të gjetura në kuti është 1766 vota, të cilat duket se janë mbushur gjatë ditës nga ana e komisionerëve socialistë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

joel shkodra01/07/2019 10:59

Nese votues jane 5900 dhe vota 7666 perqindja eshte 129,9% dhe jo 100%. Kete llogari duhet ta beni edhe ne rastet e tjera.

Shto koment

Denonco