Atentati në mesnatë dy vëllezërve nga një fshat i Elbasanit, ka përfunduar tragjikisht me vdekjen e njërit prej tyre.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 minuta në kohën kur vëllezërit po ktheheshin me automjetin e tyre në shtëpi.
Autorët u kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tyre.
Për pasojë ka mbetur i vdekur Klevi Baho 22 vjeç dhe ka marrë tre plumba në shpatull, vëllai i tij Sandër Baho 30 vjeç i cili sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes gjithashtu ka shkuar grupi hetimor që ka kryer veprimet përkatëse.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.
Pista kryesore mbetet ajo e hakmarrjeve për arsye që nuk bëhen të ditura. Një ndihmëse të madhe pritet të japë 30 vjeçari i mbijetuar.
Mësohet gjithashtu se viktima, Klevi Baho, sapo kishte dalë nga burgu në Itali dhe ishte kthyer në vendlindje.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje dhe kapjen e autorëve.
© SYRI.net