Votimet monopartiake/ PS fiton edhe në zonat minoritare

Votimet monopartiake/ PS fiton edhe në zonat minoritare

00:29, 01/07/2019
A+ Aa A-

Pas 12 vitesh bashkia e Pustecit do të drejtohet nga socialistët.

Në përfundim të numërimit të votave, Pali Kolevski, i cili kandidoi nën siglën e Aleances për Shqipërinë Europiane ka fituar me një diferencë prej 645 votash më shumë, ndaj kandidatit tjetër në garë, i cili është edhe kreu aktual i bashkisë në Pustec Edmond Themelko, që më 30 qershor garoi nën siglën e Aleancës së Maqedonasve për Integrim.

Në përfundim të procesit në numërimit rezultoi se Pali Kolevski kishte 1505 vota ndaj 859 votave të rivalit të tij në garë.

Pusteci ishte bashkia me pjesëmarrjen më të madhe të votuesve me 55.44% ose 7724 votues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco