Skandali në Vorë/ Të vdekurit ngrihen nga varret për të votuar Rilindjen

Skandali në Vorë/ Të vdekurit ngrihen nga varret për të votuar Rilindjen

16:39, 30/06/2019
A+ Aa A-

Edhe pse nga ministria e brendshme reklamoi me të madhe se është bërë një punë shumë e mirë me listat shumëemërore të personave me të drejtë vote, në KZAZ-në e Vorës përsëritet fenomeni i të vdekurve që rezutojnë të gjallë për të votuar.

Në një raportim për News 24, nga shkolla ‘Isa Boletini’ në Vorë, gazetarja Klodiana Lala është shprehur se, në listat e zgjedhësve janë konstatuar se janë të listuar emrat e personave të cilët kanë ndërruar jetë vite më parë.

Ndërsa tha se janë identifikuar 2 prej të ndjerëve, për arsye etike ajo nuk prefereoi të bëjë publikë emrat e tyre, ndërsa theksoi se një prej të ndjerëve ka ndërruar jetë 12 vite më parë.

Kronika e News 24:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco