Nano vlerëson zgjedhjet/ Veliaj i jep leje ndertimi, Rama i premton Presidencën

Nano vlerëson zgjedhjet/ Veliaj i jep leje ndertimi, Rama i premton Presidencën

13:48, 30/06/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Fatos Nano me bashkëshorten e tij kanë votuar ditën e sotme në Mullet, në shkollën 9-vjeçare “Sami Kalasa”.

Sjellja e tij edhe pse kohë më parë ka qenë shumë i ashpër me Rilindjen nuk eshtë shumë çudi të ketë ndryshuar kohët e fundit, pasi Erion Veliaj i ka premtuar leje ndertimi për një fshat rezidencial për biznesin  e bashkëshortes së tij Xhoanës.

Ndërkohë që burime të tjera shpjegojnë që Edi Rama i ka premtuar se do ta shkarkojë Ilir Metën dhe do ta bëjë atë President.

Ja edhe intervista e plotë e ish kreut të PS per :

ku ka shpjeguar pse po voton dhe ka deklaruar hapur për kë, duke ju bërë thirrje votuesve të majtë e të djathtë të dinë si të reagojnë sot. E njoh mire këtë lloj “opozite” u shpreh Nano .

Si themelues dhe lider historik i Partisë Socialiste, i njihni këto votime ku opozita nuk merr pjesë?

Fatos Nano: Jam në pozicionin që duhet. E njoh mirë këtë lloj “opozite” dhe jam i bindur se duke votuar sot ndihmojmë çlirimin e të ardhmes nga kthetrat e saj.

A kanë legjitimitet një pale zgjedhje ku ata që shkojnë votojnë, dihet për kë votojnë, kur vota është e fshehtë?

Fatos Nano: Sigurisht po! Është koha të rreshtohemi hapur për progresin dhe qytetërimin, kundër primitivizmit tribal!

Një mesazh për socialistet dhe popullin e majtë.

Fatos Nano: Te votojnë pa ngurrim, duke mos i hequr duart nga timoni europian i Shqipërisë!

Një mesazh për opozitën.

Fatos Nano: Të votojnë kundër lidershipit te vet, që iu ka mbyllur perspektiven konkurruese europeiste!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco