Atentatorët kibernetikë ‘indianë’/ Kush fshihet pas sulmit ndaj SYRI.net?

Atentatorët kibernetikë ‘indianë’/ Kush fshihet pas sulmit ndaj SYRI.net?

15:29, 28/06/2019
A+ Aa A-

Në orët e para të mëngjesit, webi më i madh i lajmeve në Shqipëri SYRI.net ka rënë pre e një sulmi masiv hakerash që synon mbylljen e agjencisë së lajmeve.

Nga ekspertët tanë që merrem me mirëmbajtjen teknike të faqes, rezulton se origjina e sulmit është nga disa servera hackerash që operojnë në Indi.

Por, sulmi i mëngjesit të sotëm nuk është një rast i izoluar me të cilën servat e SYRI.net janë përballur së fundmi. Të paktë prej 1 muaji e gjysëm, sulme më të vogla sesa ai i mëngjesit të sotëm janë rezultuar me dhjetëra, çka tregon se ka një interes të veçantë të qarqeve të caktuar për të mbyllur gojën e të vetmes media opozitar online që vepron sot e lirë në Shqipëri.

Po çfarë është një sulm hackerash?

Zakonisht aksione të tilla pirate kryhen ndaj faqeve online sipas porosive apo interesave te personave të cilët kanë mundësi financiare për të vënë në jetë një atentat të tillë kibernetik. Ekspertë private kanë njoftuar SYRI.net se për nga madhësia dhe intensiteti atentati kibernetik i mëngjesit ndaj faqes tonë është një sulm i sponsorizuar financiarisht.

Në informacionet që kemi arritur të siguruar në rrugë konfidenciale, kemi dyshime të arsyeshme që të besojmë se sulmi kibernetik ndaj SYRI.net është sponsorizuar nga pushtetit aktual që drejton Shqipërinë.

Dhe për ta bërë sa më të besueshme alibinë, besohet se zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare kanë rekrutuar për sulmin ndaj SYRI.net, një grup hackerash nga India.

Së pari SYRI.net i kërkon ndjesë për shqetësimin mbi 400 mijë vizitorëve të përditshëm që na lexojnë ne për tu informuar, për shqetësimin e krijuar.

Nga ana tjetër i garantojmë ata që fshihen pas këtij sulmi se SYRI.net do të vërë në dijeni për këto aksione antiligjore të gjithë organizmat ndërkombëtare që merren lirinë e medias dhe u bëjmë thirrje që të ndalojnë atentatet kibernetike ndaj fjalës së lirë.

Edhe pse ne jemi të bindur se nga kush është urdhëruar sulmi ndaj SYRI.net.

Nuk është hera e parë që qeveria në pushtet dhe Edi Rama ka sulmuar SYRI.net dhe drejtorin e medias, Çim Peka.

Një prej rasteve është edhe ky që shikoni në videon e mëposhtme, kur Edi Rama sulmonte SYRI.net.

Hera e fundit që Edi Rama sulmoi SYRI.net ishte pak para daljes së përgjimeve bombë të Bild.

‘Lajmet e Gjermanisë i paraprinë dhe paralajmëron Çim.neti i Shqipërisë’, do të thoshte Edi Rama në sallën e kuvendit vetëm pak ditë më parë, në 20 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ridhjeresi28/06/2019 17:44

Mafiozet e Rilindjes duhet te jene ne pozite te veshtire perderisa kane arritur ketu. Jo vetem Syri, por edhe media te tjera opozitare kane pasur probleme te tilla keto ditet e fundit, p.sh. Lapsi. I urojme fund te shpejte, sic edhe pritet

ddd)x28/06/2019 17:40

Cim Peka .te lumt bash burr je,fjalet e dretja nuk ka haker bote qe mbyll.respekte pa fund Syri Net,

Askushi 28/06/2019 16:14

Askush spo e kupton banden qe ka mberthyer vendin, gangesterin Rama...mjere ne ,qendro i dashur Cim Peka, rezisto me sa te mundesh, vetem mos u nenshtro, vetem mos prano te jesh vegel e rames e pazareve te tij. edhe ne se ta mbyllin portalin, me mire se ta mbash hapur duke sjitur corben e helmet te Rames. Nuk ja hap dot syte shqiptarve, por te mos ja verbosh, sic po bejne mediat e tjera.

Shto koment

Denonco