Basha: Shkarkimi i Hilës - akt kriminal, skenari në Vaun e Dejës i organizuar nga Edi Rama dhe Tom Doshi

Basha: Shkarkimi i Hilës - akt kriminal, skenari në Vaun e Dejës i organizuar nga Edi Rama dhe Tom Doshi

14:57, 28/06/2019
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka dënuar me forcë, shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të Vaut të Dejës nga kryeministri Edi Rama. Basha vuri në dukje se gjithçka që ndodhi në Vaun e Dejës është një skenar i organizuar nga Edi Rama dhe Tom Doshi.

“Shkarkimi i Hilës është një akt kriminal i një autokrati kriminal, - tha Basha para mediave. - Zef Hila është burrë kurajoz dhe me dinjitet. Ai nuk përfshihet në planet tinzare të burracakëvë se ajo që ndodhi në Vaun e Dejës është skenar i organizuar nga Edi Rama dhe Tom Doshi.

Edi Rama po kërkon viktima për të mbajtur pushtetin. Këto plane i zbaton me kriminelë dhe të fortë.

Ne nuk do ta lëmë këtë plan kriminal, që mund të ndezë kudo. I bëjmë thirrje qytetarëve: mos bini pre e planeve kriminale të Ramës. Ne jemi të fortë dhe ne ne jemi shumica. Rama dhe mercenarët e tij shumë shpejt do të jenë keq. Ata e dinë fundin e tyre ndaj reagojnë si egërsirat e plagosura për vdekje."

Deklarata u dha pak minuta pasi kryeministri shkarkoi "online", Kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës, duke e akuzuar si organizator të djegies së KZAZ-së në Bushat. Në vendimin e marrë me urgjencë nga Këshilli i Ministrave, Hila shkarkohej për shkelje të rënda në detyrë dhe vetë Rama paralajmëronte ndjekje penale ndaj tij për djegien e shkollës dhe materialeve zgjedhore.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari28/06/2019 17:17

Pirdhni, pirdhni o Luli, pirdhni! Kujdes mos bertit shume se do te prishen floket!!! Cfare tallje bythe me shqiptaret!!!! Ah more shqiptare te mjere! Edveri po u ben shqiptareve ate qe meritojne! Ai po u jep shqiptareve ate qe deshirojne. A nuk ka sot aq shume nostalgjike te Enverit!!!! Edhe Rama po ua ofron perseri Edverin qe duan dhe adhurojne! Sot Edveri i Shqiperise po adhurohet njesoj si dikur Ducja i Italise! Perfundimisht shqiptaret jane te semure rende nga sindroma e Stokholmit! Ku jane miqte e Shqiperise??!!! Ku i ke amerikanet dhe gjermanet o Luli!!!! Te rrofte fotoja me Trump, o Luli!!!! Trump as nuk e mori vesh kush ishe dhe pse erdhe!!!! Sa fute veten ne bela me ate mut lobim rus!!! Sa hyre kot ne halene e Tualet Balles!!! Kush e rruan per Shqiperine! Neser i kepusin vendosjen e regjimit te vizave Schengen, pastaj i fusin edhe nje perjashtim te Shqiperise nga NATO, meqe hyri Maqedonia e Veriut! Te fala satome, o shqiptare!!!!! Sot te gjithe boten e ka blere dhe e drejton Sorrosi! Iu lumte rilindasve komuniste! Iu lumte! As Enver Hoxha nuk e ka bere kete!!!! Po e ben sot Edveri, po ndodh sot!!!! Po ndodh ne Shqiperine e NATO-s!!!! Po votohet sot njesoj si ne 1945!!! Po ndodh sot, jo vetem ne sy te te gjithe botes demokratike, por me mbeshtetjen totale te vete botes demokratike dhe vecanerisht nga vete BE dhe SHBA. Eshte e habitshme qe BE dhe SHBA te kete rene ne dashuri me Edver Ramen! Si ka mundesi qe Edvini te beleje te gjithe boten??!!! Cfare ka ndodhur me boten demokratike? Mos valle eshte George Sorros qe po drejton boten? Ku jane "trimat" dhe "horrat" e PD_se? Ku jane ata te "fortet" e PD qe te merrnin dikur gjak ne vetull?? Apo pa patur mbeshtetjen e qeverise dhe te kryeministrit te gjithe "te fortet" te hane mutin!!! Nuk rrezohet regjimi edverist me facebook, me "thirrje te forta", me deklarata dhe llafe kercenuese: qello edhe nje here, pasta ke per ta pare!!!! Mbajeni me shendet diktaturen e Edver Rames!!!

Liro28/06/2019 16:57

Do jesh lider nese bllokon zgjedhjen pa gare te shkerdh...e lali.erit per Kryetar bazhkie te Tiranes

Dordomusi 28/06/2019 15:09

Luli dil nga zyra luli se je ber bore i bardh...nuk rrezohet ky ordineri me deklarata luli...ke bere hapa pas luli...mos i tradhto dhe njehere shqiptaret luli se do te kushtoje shtrenjte luli

Shto koment

Denonco