Provokim i rëndë: Rama shkarkon kryebashkiakun e Vaut të Dejës dhe kërcënon të zgjedhurit e opozitës

Provokim i rëndë: Rama shkarkon kryebashkiakun e Vaut të Dejës dhe kërcënon të zgjedhurit e opozitës

14:27, 28/06/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama i ka provokuar rëndë në veçanti sot, qytetarët e Vaut të Dejës, pasi me një të rënë të lapsit, ka shkarkuar kryebashkiakun e zgjedhur prej tyre, Zef Hilën.

Rama shkruan në TWitter: "Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore! Kush do ta ndjekë shembullin e tij, do të ketë të njëjtin fat dhe do të përballet me drejtësinë.”

Image

Kësisoj, vetëm dy ditë para zgjedhjeve pa dekret të 30 qershorit, kur klima është e tensionuar, Rama vendos të shkarkojë pa pyetur për prova dhe dëshmi, Hilën, duke e akuzuar si organizatorin e djegies së KZAZ-së në Bushat. Ndërkohë, Hila deklaroi për mediat se e nuk kishte marrë pjesë në atë protestë dhe se dënonte me forcë çdo akt dhune.

Dhe si të mos mjaftonte shkarkimi, kryeministri ka derdhur në adresë të Hilës fyerje personale dhe ka kërcënuar duke e bërë shembull, të gjithë kryebashkiakët e opozitës në vend, që kundërshtojnë mbajtjen e votimeve në 30 qershor.

Lidhur me shkarkimin e Hilës, reagoi më herët Partia Demokratike, e cila paralajmëroi "se shpresa e vetme e Ramës për të mbajtur pushtetin kriminal qëndron tek dhuna, tek konflikti, tek përplasja civile. Me këtë skenar, të dalë nga sirtarët e Sigurimit të Shtetit, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj kanë vënë në shënjestër kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari28/06/2019 15:27

Personalisht nuk jam dakord me qendrimin e opozites se bashkuar per ruajtje qetesie. Derri do plumbin ballit. Besoj do ta vuajme gjate kete regjim kriminal nese do te ulim shpinen. Une jam i gatshem te jap edhe jeten per te ardhmen e femijve, niperve dhe mbesave te mi.

Dordomusi 28/06/2019 15:16

Luli beji ball asa qe more persiper ne 16 shkurt kur dogje mandatet e opozites dhe ju baskove popullit...k..mish per top mos i bej njerzit qe te besuan...per her te dyte...o rama o ti do iki si gadafi

Gramoz28/06/2019 14:44

Ha mut o Rami ha mut! Ti nuk trem dot as pulat e Surrelit o lepur! Do ta shkulin zorren e bythes e me ate ka me t'myt poplli o hale!

Shto koment

Denonco