Lleshaj kërkon shkarkimin e tij, kryebashkiaku Zef Hila: Nuk isha në protestë, unë i dënoj aktet e dhunës!

Lleshaj kërkon shkarkimin e tij, kryebashkiaku Zef Hila: Nuk isha në protestë, unë i dënoj aktet e dhunës!

12:55, 28/06/2019
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Zef Hila, ka dhënë një deklaratë në SYRI TV lidhur me incidentin që ndodhi dje në Bushat, djegien e KZAZ nr. 6 dhe akuzat e Ministrit të Brendshëm që iu drejtuan atij për nxitjen e punonjësve të bashkisë për të djegur materiale zgjedhore. Po ashtu, Hila ka reaguar lidhur me kërkesën e ministrit Sandër Lleshaj për shkarkimin e tij nga detyra.

Zef Hila, në lidhje telefonike, tha:  Kërkesën e ministrit të Brendshëm për shkarkimin tim e kam mësura nga mediat, nuk kam njoftim zyrtar.

Ministri është i dizinformuar sepse unë nuk kam qënë në këtë protestë sikurse kam qënë në protesta e tjera. Unë dua të theksoj se protesta është e filmuar, çdo gjë është e dokumentuar dhe është hera e parë që kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës nuk ka qënë në këtë protestë.

Udhëzimet e mia kanë qënë që protesta të jenë të qeta dhe unë distancohem nga aktet e dhunës. Kryetari i bashkisë nuk ka qënë në protestën e ditës së djeshme. I dënoj aktet e dhunës dhe distancohem nga dhuna," theksoi Hila.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz28/06/2019 14:26

Vazhdo i qete punen Z.Hila dhe mos e rruj k...n fare se nuk na ha palla ne per ata legena, as per Edverin dhe as per Lesh kimikun! Te fala nga Saje qorri!

Shto koment

Denonco