Drejtuesit e OSBE bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje maksimale në Shqipëri George Tsereteli; Thomas Greminger; Miroslav Lajçak; Roberto Montella

Drejtuesit e OSBE bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje maksimale në Shqipëri

12:42, 28/06/2019
A+ Aa A-

Drejtuesit e OSBE-së kanë dhënë një deklaratë të përbashkët lidhur me situatën politike, në të cilën bëjnë thirrje që të gjitha palët politike të tregtojnë vetpërmbajtje dhe të punojnë së bashku për ta kaluar ngërçin aktual.   

DEKLARATA E PLOTE, 28 QERSHOR 2019 

BRATISLAVË -  KOPENHAGË -  VJENË

Kryetari i Radhës i OSBE-së dhe ministri i Jashtëm dhe për Çështjet Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella, shprehin keqardhjen për tensionin e vijueshëm politik në Shqipëri dhe kanë bërë deklaratën e mëposhtme:

“OSBE-ja ka monitoruar nga afër ngjarjet dhe i ka nxitur në mënyrë të përsëritur të gjithë aktorët relevantë të angazhohen në politika konstruktive, të respektojnë proceset demokratike të vendit dhe të tregojnë vetëpërmbajtje.

Tani, më shumë se kurrë, është e domosdoshme që aktorët shqiptarë të punojnë së bashku për të kaluar ngërçin aktual, të angazhohen në dialog pa parakushte dhe të sigurojnë që zgjedhjet e kësaj të diele të zhvillohen paqësisht.

Ne i nxitim të gjithë aktorët të mbështetin shtetin e së drejtës, të respektojnë rolet kushtetuese të institucioneve demokratike përkatëse dhe të drejtat e njeriut, si dhe të shmangin dhunën; si autorët, ashtu edhe nxitësit e akteve të dhunshme do të jenë përgjegjës ligjërisht. Gjithashtu, në u bëjmë thirrje institucioneve të zbatimit të ligjit të përdorin masa përpjestimore.

Teksa njeh të drejtën e shqiptarëve për mjetet e paqta të protestës, OSBE-ja dënon me forcë sulmet e dhunshme të kohëve të fundit kundër organeve të ngarkuara me organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki në Shqipëri, ku u dëmtuan shkolla dhe material zgjedhore.

Të gjitha mosmarrëveshjet politike dhe administrative duhet të zgjidhen në përputhje me shtetin e së drejtës dhe proceset ligjore.

Çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, pengon përparimin e Shqipërisë dhe njollos reputacionin ndërkombëtar të vendit. Çdo shkelje ligjore e lidhur me zgjedhjet, përfshirë blerjen e votës, abuzimin me burimet publike dhe ushtrimin e presionit ndaj nëpunësit e sektorit publik sa u përket zgjedhjeve, duhet të ketë pasojat e duhura ligjore.

Duke pasur parasysh përparimin e vendit në fusha kryesore, gjatë viteve të fundit, të ilustruar nga miratimi i njëzëshëm i të gjitha 56 shteteve të tjera pjesëmarrëse që Shqipëria të marrë Kryesinë e Radhës së OSBE-së në vitin 2020, ne jemi të bindur që Shqipëria do të jetë në gjendje të përparojë, nëse në vend ushqehet një ndjenjë e pjekur përgjegjësie për përparimin dhe reputacionin e vendit.

Si gjithmonë, OSBE-ja mbetet e gatshme – si mbështetëse dhe si mike – të punojë me institucionet kombëtare në çuarjen përpara të përparësive të vendit, në interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Pas 30 qershorit, OSBE-ja do të përkrahë fuqishëm përpjekjet e përtërira për reformë në vend, përfshirë reformën gjyqësore, në përputhje me kërkesat dhe aspiratat e popullit shqiptar.

https://www.osce.org/chairmanship/424259

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Idi28/06/2019 13:30

    Shkoni pirdhuni plehra.

    Higgins28/06/2019 13:19

    Nuk e kuptoj ku do te dale OSBE. Cfare zgjedhjesh mund te kete. Presidenti ka dhene nje date tjeter... nderkohe ne zgjedhjet e fundit jane kapur me ze qartesisht qe zgjedhjet jane vjedhur nen hunden e tyre... Keto do jene akoma me beterr .., Kjo eshte nje idiotesi totale...

    Skrapari28/06/2019 13:06

    Perfundimisht ne kete Shqiperi te dhjere u vendos perfundimisht DIKTATURA. Gabim fatal te mbash syte nga te huajt. Ata "respektojne" te fortin dhe parallinjte. Personalisht jam per revolucion. Do vuajme shume.

    Shto koment

    Denonco