OSBE me fat të madh, po sheh zgjedhje si të Partisë të Punës!

OSBE me fat të madh, po sheh zgjedhje si të Partisë të Punës!

12:32, 28/06/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ëhstë treguar më sarkastik se kurrë ndaj OSBE-së, pas një deklarate të publikuar sot prej saj. Sipas Vasilit, OSBE-ja është me fat të madh, se po i jepet rasti të shkohë zgjedhjet e harruara të Partisë së Punës.

Në mesazhine  tij në Fb, Vasili shkruan: “Në kohën e Partisë së Punës, OSBE nuk i monitoronte dot zgjedhjet 99% -she, sepse nuk fuste dot as kokën në Shqipëri.

Sot në kohën e Bablokut dhe të rilindjes,OSBE-së iu dha mundësia që në 30 qershor të shohë zgjedhjet e Partisë së Punës. Dhe jo vetëm t’i shohë, por edhe t’i çertifikojë, bile edhe me fitore më thellë se 99%, por me 101%. Të vaftë mbarë dhe ta mbash gëzuar komedinë e zezë, OSBE!" 

Reagimi i Vasilit erdhi pas një deklarate të OSBE-së lidhur me 30 qershorin, në të cilën thuhej ndër të tjera se “si gjithmonë, OSBE-ja mbetet e gatshme – si mbështetëse dhe si mike – të punojë me institucionet kombëtare në çuarjen përpara të përparësive të vendit, në interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Pas 30 qershorit, OSBE-ja do të përkrahë fuqishëm përpjekjet e përtërira për reformë në vend, përfshirë reformën gjyqësore, në përputhje me kërkesat dhe aspiratat e popullit shqiptar."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Higgins28/06/2019 13:24

OSBE idiote!! Duhet shkrire kjo zyre me servila te qeverise... ato kane frike se po u digjen dietat ... Europa po kalon dite te veshtira ... krize morale, intelektuale... . Kane zene ca poste te rendesishem ca injorante qe kur vine ne Shqiperi i joshin me te holla dhe qejfe dhe sic e dime po gelltite nje luge te prishur vjell gjjthe jeten...

t28/06/2019 12:50

Kesaj i thone te q.... OSBE dhe kush e betri atë

Shto koment

Denonco