‘Eshtë shkatërruar sistemi kushtetues’, Mediu: Kemi një qeveri që drjetohet nga interesa kriminale

‘Eshtë shkatërruar sistemi kushtetues’, Mediu: Kemi një qeveri që drjetohet nga interesa kriminale

11:19, 28/06/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka qenë në Bruksel ku ka mbatur dhe nje fjalë në takimin e Keshillit te Konservatoreve Europiane.

“Ne kemi një qeveri që drejtohet nga marrëzia, interesa kriminale dhe korruptive. Një qeveri që nuk garanton, por shkatërron zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, është shprehur ndër te tjera kreu republikan.

Ja fjala e plotë:

Të nderuar anëtarë të ACRE!

Të nderuar deputetë të Parlamentit Europian!

Ç’po ndodh në Shqipëri?

Ne kemi një qeveri që drejtohet nga marrëzia, interesa kriminale dhe korruptive. Një qeveri që nuk garanton, por shkatërron zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Për herë të pare mbas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, Qeveria e Ramës, në kundërshtim me Kushtetutën, pluralizmin politik, kërkon të organizojë të dielën, në 30 qershor, zgjedhjet pa kundërshtar politik, vetëm me një kandidat.

Mbas gjithë këtyre viteve, kjo qeveri, për herë të parë ka shkatërruar sistemin tonë kushtetues.

Për herë të parë ne jemi për më shumë se 1,5 vjet pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë.

Miqësisht do desha t’ju drejtoj një pyeteje.

Po të ndodhte kjo në vendin tuaj, do heshtnit apo do qëndronit fort për kushtetutshmërinë dhe demokracinë tuaj??

Pa dyshim që po. Prandaj unë kërkoj mbështetjen tuaj që dhe vendi im të jetë si i juaji.

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, opozita dogji mandatet në nje situatë të paprecedente. Po përse??

Për të rikthyer besimin tek sistemi politik, mbrojtja e Kushtetutës, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përballë një qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar, e cila e ka kthyer Shqipërinë në kushtet e një grushti shteti.

Mediat ndërkombëtare kanë bërë publike dosje që janë në Prokurori dhe nuk hetohen, të cilat provojnë se qeveria dhe strukturat kriminale, kanë manipuluar zgjedhjet në 2015 dhe 2017, nëpërmjet blerjes së votave dhe intimidimit të votuesve.

Blerja e votave dhe intimidimi i votuesve është përcaktuar nga Raporti i OSBE/ODHIR si problemi më i madh në zgjedhjet Parlamentare të vitit 2017.

Qindra qytetarë dhe deputetë të opozitës janë proceduar dhe arrestuat nga policia dhe prokuroria, sepse protestojnë kundër këtyre krimeve elektorale, ndërkohë që ata që kanë kryer krimin janë në qeveri, polici dhe në strukturat shtetërore.

Kryetarët e bashkive dhe qytetarë arrestohen dhe procedohen nga qeveria sepse kërkojnë respektimin e autoritetit që i jep ligji dhe Kushtetuta, sepse duan të respektohet dekreti i Presidentit, që ka dekretuar shtyrjen e zgjedhjeve dhe qeveria refuzon dhe përdor gjithë shtetin kundër Kushtetutës dhe të drejtave të qytetarëve.

Më shumë se një vit më parë Ne, së bashku, organizuam si ACRE, Samitin e Lirisë në Tiranë, ku folëm për trashëgiminë e komunizmit.

Folëm për diktaturën dhe tiraninë,   e cila sot shfaqet në një formë të rrezikshme të regjimeve të korruptuar dhe kriminale që dhunojnë dhe i janë mbivendosur Jetës, Lirisë dhe mundësisë për të ndërtuar lumturinë e qytetarëve tanë.

Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së dhe këtë duam të gjithë, vetëm atëherë kur shqiptarët nuk largohen nga Shqipëria siç po ndodh në një eksod masiv, por do të kenë kushte dhe standarte Europiane në Shqipëri, për të ndërtuar lumturinë dhe mirëqenien për vehte, familjet e tyre dhe Shqipërinë.

Ju falënderoj për mbështetjen që i jepni Shqipërisë, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, për t’ja kthyer Shqipërinë shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari28/06/2019 12:04

Çfare turpi heshtja e BE dhe SHBA! U bej thirrje shqiptareve! Meqenese SHBA dhe BE jane qorruar, jane verbuar, jane shurdhuar ose jane paguar nga parate e krimit te Rames, ose nuk duan as te shikojne, as te degjojne dhe as te nderhyjne per te ndaluar riinstalimin e diktatures se re edveriste ne Shqiperine e NATO-s, per te shmangur perplasjet dhe gjakderdhjet per voten e lire, per te shpetuar nga diktatura e re, ashtu si bene gjyshjerit tane ne 1945, u bej thirrje qe diten e diele te vershojne masivisht drejt te gjitha porteve te vendit dhe aeroportit te Tiranes, per t'u larguar drejt BE. Te bejme nje eksod masiv si ne 1991. Ndoshta SHBA dhe BE zgjohen nga verberia 6 vjecare.

Shto koment

Denonco