Skenaret e qeverisë/ Kaba: Djegia e KZAZ së Vaut të Dejës, si bomba në ambasadën sovjetike

Skenaret e qeverisë/ Kaba: Djegia e KZAZ së Vaut të Dejës, si bomba në ambasadën sovjetike

22:56, 27/06/2019
A+ Aa A-

Djegia e KZAZ së Vaut të Dejës si bomba në ambasadën sovjetik dhe ngjarja e Reischtagut.

Kështu shprehet gazetari Dritan Kaba teksa komenton ngjarjet e mbrëmjes së sotme në qytetin verior.

“Djegia e KZAZ së Vaut të Dejës si ajo e Reischtag ose bomba në ambasadën sovjetike”, shkruan Kaba në postimin e tij.

Ngjarja e Shkurtit 1951 në Tiranë ishte një pretekst i regjimit të kohës për të dënuar kundërshtarët e saj politikë dhe intelektualët e pakët që i kishin mbetur kryeqytetit ato vite terrori komunist.

Kujtojmë se, as ministri i Brendshëm i asaj kohe, Mehmet Shehu, që raportoi në mbledhjen e Byrosë Politike të 20 shkurtit për këtë incident dhe asnjë anëtar tjetër i Byrosë Politike nuk përmendi me emër atentatorët dhe organizatorët e atij incidenti. Ndërkohë 22 intelektualë, mes tyre edhe Sabiha Kasimati, humbën jetën padrejtësisht dhe në mënyrën më çnjerëzore të mundshme.

Sa i përket rastit të Reischtagut, në vitin 1933 ndërtesa e parlamentit gjerman shkatërrohet nga zjarri. Hitleri menjëherë akuzoi komunistët dhe masa të ashpra u morrën kundër partisë Komuniste, ndërsa deputetët e saj nuk u lejuan në parlament.

Kjo bëri të mundur që më 23 mars të miratohej akti që i dha qeverisë, dmth, Hitlerit, kompetenca diktatoriale. Në gjyqin e bujshëm mbi djegien e Reichstagut, një holandez i quajtur Marinus van der Lubbe u akuzua për zjarr-vënie si pjesë e një komploti komunist.

Ky inskenim nazist u bë shkak që shumë persona të dënoheshin, mes tyre disa edhe me vdekje.

Edhe PD e LSI i cilësuan ngjarjet e sotme provokime të qeverisë dhe policisë së shtetit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco