'Ti je hajdut...'/ Lefter Maliqi shpërthen ndaj 'Mr. 1 milionshit'

'Ti je hajdut...'/ Lefter Maliqi shpërthen ndaj 'Mr. 1 milionshit'

22:38, 27/06/2019
A+ Aa A-

Deputeti Lefter Maliqi, shumë aktiv ditët e fundit kundër votimeve monopartiake të 30 qershorit, në një lidhje direkte me emisionin  “Open”,  ka patur një debat të ashpër me ish deputetin e PS, Alfred Peza.

Peza e provokoi duke e pyetur nëse do të japë dorëheqjen siç ka deklaruar pasi zgjedhjet do të zhvillohen, ndërsa Maliqi iu përgjigj, duke thënë se në 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje sepse ato nuk do të njihen.

Ndërkohë që Peza iu përgjigj duke i thënë se nuk i mbante premtimet.

Kjo gjë e ka acaruar deputetin Maliqi i cili zbuloi një skandal kur Peza ishte deputet.

Sipas Maliqit, të gjitha emërimet në burgun e Peqinit janë bërë prej tij.

“Jo po si puna jote në Peqin se të njohim mirë ne ty. Të gjithë emërimet në burgun e Peqinit ti i kë bërë po lëre se e dimë të gjithë këtë. Ti je hajdut se je akuzuar për këtë ke vjedhur. Më tregon mua premtimet ti”, u shpreh Maliqi.

Kujtojmë se Lefter Maliqi ka qenë zv.drejtor i përgjithshëm i drejtorisë së burgjeve. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz28/06/2019 00:07

Gamor kapterri Peza osht nga ata burat e ridhjerjes qe i ma premtimet. Peqinsit jan te lumtur me premtimet e majtme nga hajduti Peza, e binjakezoi ekipin e futbollit Shkumbini me ekipin e Lacios, hapi Shkumbini tv dhe ndertoi stadiumin Peqini Arena! Meqense gamor hajduti Peza i majti premtimet, ekipi Shkumbinit ene sot e ksaj dite osht n'kategori te dyt e spo merr mo veten! Vodhe me pak nga te gjith hajdutet e tjere te ridhjerjes o kapterr Peza, e megjith ate, je i detyrum me honger tonelata mut per me mrojt Edverin dhe ridhjerjen!

Shto koment

Denonco