‘Po instalohet diktatura’/Procedimi ndaj Kapllanajt: ‘Nuk shqetësohem, edhe sikur ti shkojnë marrëzisë në fund’

‘Po instalohet diktatura’/Procedimi ndaj Kapllanajt: ‘Nuk shqetësohem, edhe sikur ti shkojnë marrëzisë në fund’

22:13, 27/06/2019
A+ Aa A-

Kreu i Bashkisë së Mallakatrës, Agron Kapllanaj nga emisioni “360 Gradë” në Ora News u shpreh se nuk ndihet i shqetësuar nga procedimi penal nisur ndaj tij nga policia, edhe sikur pushteti t’i shkojë deri në fund kësaj marrëzie.

Zheji: Të shoh që të ka shqetësuar pak Prokuroria.

Kapllanaj: Jo absolutisht që jo. Nuk më ka shqetësuar dhe nuk më shqetëson, edhe sikur t'i shkojnë asaj marrëzie deri në fund  sepse unë nuk kam bërë asnjë shkelje dhe asnjë akt kriminal që të më marrin dhe procedojnë. Gjithsesi për kohën që jemi dhe për atë cfarë pritet të ndodhë pas 30 qershorit janë të pritshme. Këtu pak nga pak po instalohet një diktaturë, parti shtet. Unë jam i atij brezi që e ka vuajtur këtë "partinë shtet".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco