Ngjarjet në Bushat/ Kryemadhi: Provokim policesk, së shpejti do të nxjerrim emrat e autorëve

Ngjarjet në Bushat/ Kryemadhi: Provokim policesk, së shpejti do të nxjerrim emrat e autorëve

22:13, 27/06/2019
A+ Aa A-

Pas reagimit të PD-së, përmes sekretarit të saj të përgjithshëm Gazment Bardhi, edhe kretarja e LSI Monika Kryemadhi dënon sulmin e KZAZ në Bushat dhe thekson se , asnjë mbështetës i partisë që ajo drejton nuk ka lidhje me këtë ngjarje.

Sipas Kryemadhit, kjo ngjarje është pjesë e një skenari të parapërgatitur nga qeveria për të tensionuar në mënyrë të qëllimshme dhe të inskenuar situatën.

Ajo paralajmëron se, së shpejti do të publikohen edhe emrat e personave përgjegjës.

Reagimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Dënojmë me forcë djegien e KZAZ në Bushat.

Asnjë mbështetës i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje.
Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe mashtruese të Ministrit të Brendshëm të inkriminuar gjer në fyt, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga qeveria për të tensionuar në mënyrë të qëllimshme dhe të inskenuar situatën. Së shpejti do i tregojmë me emra e mbiemra këta autorë të këtij provokimi policesk.

U bëjmë thirrje mbështetësve tanë, qindra mijëra qytetarëve të tjerë tu qëndrojnë larg këtyre provokimeve të fëlliqura dhe që të mos bien pre e këtij skenari dhune të inskenuar nga Edi Rama dhe Sandër Lleshaj.
Qeveria do të zhvillojë zgjedhjet e Partisë Socialiste,me KZAZ e Partisë Socialiste në qendrat e votimit të Partisë Socialiste,me komisionerët e Partisë Socialiste,me numëruesit e Partisë Socialiste për ti dorëzuar në fund në KQZ socialiste.

Ne e njohim dhe jemi shumë mirë të informuar për planin kriminal të hartuar nga Edi Rama,personat e ngarkuar me emra të vërteta dhe emrat e rreme, planet operative kohën e fillimit e të mbarimit dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë por edhe që do të demaskohet shumë rreptë nga ne.

Ky plan është totalisht i dështuar, pavarësisht propagandës konfliktuale , përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private.
Të gjithë tashmë e njohim këtë plan kriminal dhe kush mbyll sytë para tij është bashkëfajtor me të.

LSI dhe e gjithë Opozita e bashkuar do ti mposhtë me fuqinë e pamasë të paqes,masivitetit dhe dashurisë e dhimbjes për vendin që këta kriminelë në qeverisje duan ta shkatërrojnë për interesat e trafiqeve,krimit dhe mafias.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz28/06/2019 00:18

Sidomos kujdes te bojn objektet e kultit se mos ju fusin arme te ndryshme per tju akuzuar me vone si forca te errta qe doni te permbysni me dhune pushtetin popullor me ne krye shokun Edver! Duke njohur mentalitetin Enverist te ministrit te brendshem shokut Lesh pershesh kimikut, çdo gje esht e mundur! Prandaj kujdes, po pregatitet nga pasardhesit e kriminelave te kuq, nje 1945 e dyte!

Shto koment

Denonco