Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Si të katandisi Rama kështu o Pandi!

Si të katandisi Rama kështu o Pandi!

21:50, 27/06/2019
A+ Aa A-

Pandeli Majko si bir gjirokastriti, nuk pati guxim ditën e djeshme që të ndërhynte kur Edi Rama në sinkron me gaztorin e Portokallisë, Gaz Paja, tregonin live në FB barsoleta diskriminuese për popullin e Gjirokastrës.

Videoja e turpshme është bërë virale në rrjet dhe ka ngjallur reagime të ashpra jo vetëm për banalitetin e kryeministrit, por më së shumti për talljen zyrtare me një qytet si Gjirokastra.

I detyruar nga kjo, Pandeli Majko, i cili e ka babanë nga ky qytet  ka reaguar mesditën e sotme në faqen e tij në FB.

“Humor me Gjirokastrën bëjnë ata që e duan. Humorin ja bëjnë edhe ata të cilët e shohin si dhelpra rrushin që nuk kap dot. Qyteti i tim eti është mal dhe mençuri. Edi Rama dhe unë rregullisht ngacmohemi në publik. Kjo ndodhi edhe dje në Njësinë 5. Unë nuk tregoj anekdota për Gjirokastrën. Ky është rregull familjar”, përpiqet që të justifikohet Majko duke e shoqëruar shënimin e tij, edhe me një foto piktoreske të Gjirokastrës-qyet muze.

Jo vetëm në tryezën e turpshme ku u treguan barsoletat me gjirokastritë, por as në këtë sqarim të vonuar, Majko i shkretë nuk gjen dot pak trimëri, qoftë edhe për tu distancohet nga Rama. Ka pas pasur dikur guxim dhe integritet që të vetë largohet edhe nga zyra ku tani rri Rama, por sot i janë lidhur këmbët e gjuha për një copë portofol ministri, që kontrollon vetëm “çelësat e kashtës”.

Thotë se Gjirokastrës humorin ja bëjnë ata që e duan, por njëkohësisht edhe ata të cilët e shohin si dhelpra rrushtë. Në cilin nga këto dy raste, futet Edi Rama?!

Pandi i disaporës, nuk guxon që të na e thotë.

Gjithashtu Majko i quan barsoletat vulgare të Gaz Pajës me gra gjirokastrite pa brekë, thjesht humor!

Në këto pesë gishta sqarim, Majko thotë edhe diçka e cila duhet sqaruar prej tij.

Kur shefi i madh tregoi dy barsoleta me gjirokastrite, për njërën prej tyre (atë me frigoriferë) tha se ja kishte treguar shoku Pandi. Por ky i fundit në sqarimi e tij të sotëm thotë se, “unë nuk tregojë anektoda për Gjirokastrën, ky është rregull familjarë”.

Kush gënjen, Majko apo Rama?!

Gjithsesi nga e gjithë kjo histori, e vetmja gjë që mund të kuptohet është fakti i turpshëm se deri në çfarë pike e ka katandisur Rama, Pandin. Si ka përfunduar Pandeli Majko, dy herë ish-kryeministër i Shqipërisë dhe përballues në krye të qeverisë i krizës së kosovarëve; themelues i PS-së dhe një nga figurat më ikonike të kësaj force politike, që tani quhet Rilindje.

Sot ky Majko që dikur respektohej edhe nga kryeministra e presidentë të mëdhenj të perëndimit, rri kokulur përball një karagjozi si Rama dhe një gaztori si Gaz Paja; nuk guxon dot që të mbrojë, as “fshatin” e babait të tij! Kështu e ka katandisur ish-Majkon me integritet, Edi Rama me streçe.

 Kurse të “mençurit” e të majtës shqiptare vrasin mendjen: Ku është zhdukur Partia Socialiste e dikurshme?! /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz28/06/2019 00:36

Gaz jevgu dhe barcaletat me grat e Gjirokastres pa brek?! Po çka ketu per tu habitur, vet Edveri ka dal pa brek megjith gruan e tij qe me pas ja kaloi shokut Çuçi, te dy nga Gjirokastra te jete valle rastesi?! Shoku Shukri doli pa breke, ku qendron problemi ketu?! Nuk e rrujn komunistat per nder o shoku, madje edhe grate edhe motrat ja falin partise dhe shokut Edver, vetem ne udheheqje te jene ata!!!

Shqiptari27/06/2019 23:16

Pandi qesharaku, socialisti i "ndershem", i ka gllaberuar dhe i ka cuar ne bankat e Qipros nja 5 milion euro. Prandaj Pandi i gjore nuk ngre dot as hunden, as koken dhe as breket! Ku ka me Parti Socialiste???!!!! Tani kemi vetem Rilindjen e krimineleve me pushtet!!!! Rahmet paste PS? Ka 14 vjet qe ka vdekur!

Shto koment

Denonco