‘Meta brenda agjendës politike’/ Shehi: ‘Objektivi i opozitës më i qartë se një palë zgjedhje’

‘Meta brenda agjendës politike’/ Shehi: ‘Objektivi i opozitës më i qartë se një palë zgjedhje’

21:35, 27/06/2019
A+ Aa A-

Kryetari i LZHK Dashamir Shehi tha në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” se filozofia e opozitës nuk është që të shtyjë datën e zgjedhjeve, por të ndryshojë realitetin.

“Presidenti Meta është brenda agjendës së tij politike. Ai mbyll burokracinë e tij politike. Zoti Basha ka ndjekur linjën e tij politike që është ajo që ka ditë që dihet. Ne nuk mjafton dekreti.

Ne nuk kemi dalë në demonstratë thjesht për të shtyrë zgjedhjet për 3 muaj. Nëse nuk ndryshon shtrati kushtetues, nuk bëhen disa reforma që tentojnë që të përmbysin këtë sistem, për ne këtu s’ka normalitet. Ne kemi një objektiv të qartë sesa një palë zgjedhje”, tha Shehi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco