Meta: Rama të reflektojë deri të shtunën

Meta: Rama të reflektojë deri të shtunën

20:58, 27/06/2019
A+ Aa A-

Presidenti Meta vazhdon edhe në këto orë të vona të mbrëmjes takimet me faktorët politikë, një axhendë e ngjeshur ditore që ka nisur që në orët e para të ditës me takimin me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Pak minuta më parë, Meta ka takuar edhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi

‘Në vijim të konsultave me partitë politike, për caktimin e 13 tetorit 2019 si datë të zgjedhjeve vendore dhe zgjidhjen e krizës aktuale, prita sot në takim kryetarin e PDIU, z. Shpëtim Idrizi.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i jep ekskluzivisht të drejtën për të caktuar datën e zgjedhjeve, vetëm Presidentit të Republikës.

Ndaj e ftoj opozitën të jetë më e qetë dhe të mos provokohet nga askush që kërkon trazira në Shqipëri dhe në Ballkan.

Si studentë të Dhjetorit ’90, së bashku me z.Idrizi shprehëm besimin se Kryeministri Rama do të reflektojë deri të shtunën.’-shkruan Meta.

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco