Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Historiani Oliver Schmitt: Nuk do të votoja në zgjedhje me një kandidat

Historiani Oliver Schmitt: Nuk do të votoja në zgjedhje me një kandidat

15:19, 27/06/2019
A+ Aa A-

Intervistë ekskluzive e Deutsche Welle-s me historianin zviceran, Oliver Jens Schmitt, për strukturat autoritare në Shqipëri, mungesën e alternativave të besueshme partiake dhe dilemën e votuesit.

Duke folur për DW, Schmitt shprehet se nuk do të shkonte për të votuar në një palë zgjedhje me 1 kandidat.

Deutsche Welle: Profesor Schmitt, ju po e ndiqni debatin aktual në Shqipëri. Dhe pyetje e ditës është: Të votosh, apo të mos votosh. Çfarë do të bënit ju, po të ishit shqiptar?

Oliver Jens Schmitt: Kjo është një pyetje e vështirë. Parimisht, si demokrat, unë do të shkoja gjithnjë në votime, por situata aktuale, me vetëm një kandidat në gjysmën e bashkive, dhe me një bllokadë institucionale, si edhe me përvojën nga e kaluara, se zgjedhjet nuk kanë qenë thuajse kurrë korrekte, e bëjnë të pamundur përgjigjen ndaj kësaj pyetjeje.

Ju parashikoni, pra se edhe në këto zgjedhje do të ketë manipulime?

Unë nuk mund të bëj parashikime. Por duke parë se si janë bërë zgjedhjet në të kaluarën, sesi shumica e tyre kanë qenë shumë problematike, atëherë mendoj se çdo shqiptar mund të pyes veten se a mund të ketë besim te institucionet, e kjo pavarësisht nga partia në qeveri.

Opozita pikërisht me këtë argument nuk merr pjesë në zgjedhje. Pra, jeni në një mendje me të?

Unë nuk do ta vija asnjëherë veten as në anën e opozitës e as në anën e qeverisë. Sepse fakti që opozita shqiptare është kaq e dobët, ka të bëjë edhe me besueshmërinë e saj të ulët. Opozita shqiptare, pra, së paku, Partia Demokratike, nuk ka alternativë thelbësore përtej të qenit kundër socialistëve. Nuk kemi një garë programesh ose idesh, por kemi një betejë për burimet dhe kontrollin mbi to. Unë i shoh të dyja me skepticizëm, si opozitën ashtu edhe pozitën. Sigurisht që opozita e tanishme mund të ketë të drejtë, kur thotë se qeveria aktuale është autoritariste dhe se zgjedhjet po zhvillohen në kushte problematike, por edhe Partia Demokratike ka përgjegjësi për këtë kulturë politike të krijuar gjatë këtyre 30 vjetëve.

Edi Rama dhe shumë përfaqësues të pozitës thonë se opozita e bën këtë bojkotim vetëm se krerët e saj janë të lidhur me krimin dhe duan të shpëtojnë kështu nga dënimet e strukturave antikorrupsion që po ngrihen në kuadër të reformës së drejtësisë. E besoni ju këtë argument?

Jo. Ky nuk mund të jetë argument. Edhe në radhët e Partisë Socialiste ka mjaft njerëz që do të dënoheshin, nëse do të funksiononte drejtësia. Që debati politik nuk bëhet në parlament, por në rrugë, kjo është bërë tashmë traditë në Shqipëri. Kjo po ndodh tash e 30 vjet. Qeveria nuk ka ndonjë legjitimitet të madh në këtë pikë, sepse as ajo nuk e lufton seriozisht krimin e organizuar dhe korrupsionin, por nuk besoj se këtë legjitimitet e ka opozita, pra, Partia Demokratike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco