DOKUMENTI/ Dekreti i ri, zgjedhjet vendore në 13 tetor

DOKUMENTI/ Dekreti i ri, zgjedhjet vendore në 13 tetor

14:30, 27/06/2019

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar sot datën e re të zgjedhjeve të përgjithshme vendore në 13 tetor.

Dua ta nis këtë konferencë të veçantë shtypi duke iu njohur me dekretin për datën e re të zgjedhjeve vendore që është 13 tetori.

Është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhje vendore.

Arsyeja e pare është kjo.

Arsyeja e dytë, sikurse e kam nënvizuar e kam theksuar edhe para jush ne shpjegimet Kushtetuese e logjike te atij anulimi, një nga arsyet kryesore ka te beje me garantimin e vazhdimësisë së integrimit evropian të mos shkëputjes së Shqipërisë nga Maqedonia Veriore’, tha Presidenti Ilir Meta.

Për fat të keq kemi humbur mjaft kohë, por për fat të mirë ende në axhendën e BE është ende për të marrë vendim për të dyja vendet ën tetor. Këshilli i BE është në 17-18 tetor dhe dhe duke zgjedhur 13 tetorin si datën më të shpejtë për zgjedhje gjithpërfshirëse për të gjithë ata që duan të marrin pjesë.

Këto qenë dy arsyet kryesore’, deklaroi presidenti Ilir Meta në deklaratën e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco