‘S’më quajnë kot qen i Ramës’-Iriqi bisedon me Erion Veliajn

‘S’më quajnë kot qen i Ramës’-Iriqi bisedon me Erion Veliajn

13:56, 27/06/2019
A+ Aa A-

Iriqi: - Deri tani nuk po dëgjojmë çfarë do bësh për Tiranën për katër vitet që vijnë?

Veliaj: - Nuk po dëgjon se as mua nuk më ka folur Rama se ç’do bëjë ai për nesër e tutje.

Iriqi: - Po kandidat je ti.

Veliaj: - Unë jam se i donte trapi Ramës të më vinte emrin. Po t’i shkrepej të vinte psh; Majkon, ai do bëhej kryetar.

Iriqi: - Pra ti je mashë e Edit.

Veliaj: - Mashë, por e bindur, saktësoje. Ato që ai as ka guxim t’i shohë në ëndërr, m’i thotë mua, kaps qeni Erion! E turrem shpejt. Jap leje për kulla, prish lulishte, ngre taksa. Vendos gjoba sa gjithë bashkitë e Shqipërisë nuk më arrijnë te dhjetë përqindshi im.

Iriqi: - Ama njerëzit duan të dinë programin tënd.

Veliaj: - Ua kam dhënë. Kur Lapraka kërkon asfalt unë u premtoj se Shkodrën do e bëjmë nuse. Kur kërkojnë ujë psh nga Don Bosko, u them se lumin Gjanica në Fier do e bëjmë të lundrueshëm. Kur tek sheshi Nënë Tereza duan linja autobusi, u flas për Korçën.

Iriqi: - Pra i mashtron?

Veliaj: - Mashtrimin nuk e shpika unë. E përsosa. Tani po mos rrejta çdo ditë edhe uji që pi nuk më shijon.

Iriqi: - Po Meta e ka anuluar datën 30.

Veliaj:- Për mua ekziston Rama. E di atë shprehjen që i pari, i dyti, i treti ... i dhjeti është Rama, pastaj vjen Ajola, gruaja ime.

Iriqi: - Beson se do zgjidhesh?

Veliaj: - Jam zgjedhur qysh pardje. I pe ato makinat ushtarake? Janë plot me fletë votimi të shënuara, me proces verbale e rezultate gati. Unë e di sa dal. Ti e di?

Iriqi: - Jo!

Veliaj: - Fitoj me 64,3%.

Iriqi: - Po Bindja?

Veliaj: - Me 2%. Të tjerat i nxorëm të pavlefshme. Që të jemi të besueshëm.

Iriqi: - Po Patozi do i njohë?

Veliaj: - Patozi është si unë, njeh veç Ramën.

Iriqi: - Keni frikë nga ndonjë rrëmujë?

Veliaj: - Kemi në fakt, por qysh vjet kur erdhën helikopterët e  rinj ndjehemi më të qetë.

Iriqi: - Flitet se pas ca kohe do jesh ti kryetar i PS.

Veliaj: - Po iku Rama mua as për shami hundësh nuk më mban PS. Ndaj ca ditë para tij iki vetë. Kam plot punë për të bërë.

Iriqi: - Çfarë pune?

Veliaj: - Ndo nja dhjetë vjet do numëroj paratë. E di që do më dalë shkumë nga puna, por ja që më zuri. Më pas, më pas mbase del ndonjë Ramë tjetër. S’di gjë. Sorosi do ma thotë. Do i qepem dhe ashtu lëpi, gënje, mashtro, lëpi do më zërë pensioni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz27/06/2019 15:01

Fitoi partia, fitoi kryetari, por ti Erjon ngele rrot k..i! Fitoi partia, fitoi kryetari, por ty Ajolen ta kenoq hajdari!

Shto koment

Denonco