FOTO/ Në pritje të Ramës, Meta që në orën 5:00 në Presidencë

FOTO/ Në pritje të Ramës, Meta që në orën 5:00 në Presidencë

08:05, 27/06/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka hyrë në Presidencë në orën 5 të mëngjesit të sotëm për të pritur kryeministrin Edi Rama, sipas ftesës së hapur që i  ka bërë dje për një takim midis tyre për zgjidhjen e krizës politike.

Në orën 5:00, siç shihet në foto, ende natë, Meta ka zbritur nga makina e tij dhe ka hyrë në zyrën e tij. Meta do të qëndrojë në pritje të Ramës deri në orën 13:00, me qëllim që Kryeministri të gjejë kohë gjatë kësaj periudhe për të ardhur në takim.

Por, Rama e ka refuzuar ftesën dje duke deklaruar se "kemi zgjedhje, jam i  zënë".

Nga ana tjetër, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka pranuar ftesën dhe do të jetë në takim me Metën në orën 9:00.

REFUZIMI I FTESES NGA RAMA, NE TWITTER:

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    EF27/06/2019 08:08

    Rama ka ardh i veshur si yzmeqar ne 6 pa çerek

    Shto koment

    Denonco