Neritan Ceka-Baton Haxhiut: Ik lexo Kushtetutën, mos na jep leksione

Neritan Ceka-Baton Haxhiut: Ik lexo Kushtetutën, mos na jep leksione

22:19, 26/06/2019
A+ Aa A-

Çdo ditë që afron 30 qershori, skena politike po nxehet më shumë.

Mbrëmjen e sotme presidenti Ilir Meta i bëri një ftesë Edi Ramës, i cili e ka refuzuar.

Në emisionin ‘Opinion’, po diskutohet pikërisht për këtë temë, ku të ftuar janë personazhe publike.

Mes tyre është edhe Neritan Ceka dhe këshilltari i Edi Ramës, Baton Haxhiu.

Duke diskutuar për dekretin e presidenti që anuloi 30 qershorin, Baton Haxhiu mbronte vendimin e Ramës për të shkuar në këto votime.

Por epike ishte përgjigja e Neritan Cekës për Haxhiun.

‘Ik e lexo Kushtetutën e Shqipërisë dhe mos na jep leksione kushtetuese këtu’, - tha Neritan Ceka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco