Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Arian Çani: Për të drejtën e shenjtë të votës, ia vlen edhe të vritesh!

Arian Çani: Për të drejtën e shenjtë të votës, ia vlen edhe të vritesh!

21:47, 26/06/2019
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin “Open”, gazetari dhe moderatori i “Zonë e Lirë”, Arian Çani ka bërë një deklaratë të fortë, teksa është shprehur se për të drejtën e votës ia vlen edhe të vritesh.

Sipas tij, e drejta e votës është e shenjtë dhe si e tillë nuk mund të arrihet pa sakrificë.

“Cilët popuj kanë fituar liritë për tu zgjedhur pa sakrifica? Kjo fitohet me sakrifica jo duke ndenjur në tavolinë. Këtu po flasim për gjëra të shenjta siç është e drejta e votës. Ky është një vend qesharak. Kur të vijë dita që do ketë të vrarë për të drejtën e votës do them se ky vend do shpëtojë”, u shpreh Arian Çani.

Me deklaratën e tij, Çani i shtohet listës së gjatë të intelektualëv, artistëve, gazetarëve etj që kanë dalë hapur kundër votimeve monopartiake të 30 qershorit. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco