Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

'Mos i mban shpresat te filxhani'/ Mehmetaj paralajmëron Ramën: Gjykimi do të të bëhet edhe ty në shesh

'Mos i mban shpresat te filxhani'/ Mehmetaj paralajmëron Ramën: Gjykimi do të të bëhet edhe ty në shesh

21:40, 26/06/2019
A+ Aa A-

Teksa lëviz në të gjithë Shqipërinë me takimet e tij tallave, i shoqëruar nga dhjetëra forca policie dhe me filxhanin në dorë, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer as sulmet qorre ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Por deklaratave në panik e sipër të kreut të qeverisë i kthen përgjigje ish deputetja Kejdi Mehmetaj.

Përmes një reagimi në Facebook, nënkryetarja e LSI i tregon Ramës se, më kot shpreson të gjejë rrugëdalje mes filxhanit pasi gjykimi do ti bëhet edhe atij në shesh, njësoj si frymëzuesit e tij.

“I dështuar, i kompleksuar dhe tejet qesharak ke përfunduar Ed Kryeministri!

Megjithëse vitet si kryeministër të kanë pasuruar me para, shpirtin ta kanë nxirë më tepër se e ke patur, por edhe imagjinatën ta kanë varfëruar e ke arritur në pikën që nuk di ç’nxjerr nga goja.

Falli që sheh çdo ditë nuk po të pastron dot nga balta e krimit, që përtej faqes së qeverisë tënde, po nxin edhe faqen e Shqipërisë në sy të mbarë botës.

Edhe pse shpreson çdo ditë që filxhani të të tregojë ndonjë rrugëdalje, rrugëdalje nuk ka më e gjykimi do të të bëhet edhe ty në shesh, njësoj si frymëzuesit tënd.

Edhe pse doli nga goja jote e nxirë, është krenari për LSI të jetë partia që fut njerëzit në punë!

Edhe mos ki asnjë merak, sapo ti të rehatohesh i izoluar aty ku e meriton, me intensitet do punojmë që Shqiptarëve t’u kthehet mirëqenia që ti u mohove.

Sa i takon Presidentit, mos ja qaj hallin, kur të gjeti punë edhe ty, vetes i ka dalë për zot me kohë”, shkruan ish-deputetja Mehmetaj në reagimin e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ervin26/06/2019 21:50

Rama meriton te njejtin fund qe pati Mussolini ne 1945.

Shto koment

Denonco