Zv/Presidenti i KiE: Nuk ekziston demokracia pa opozitë, ja pse nuk vijmë në Shqipëri

Zv/Presidenti i KiE: Nuk ekziston demokracia pa opozitë, ja pse nuk vijmë në Shqipëri

20:06, 26/06/2019
A+ Aa A-

Senatori Manuel Vescovi, i cili ka detyrën e zëvendëspresidentit të delegacionit italian të Këshillit të Evropës këshillon që të ketë reflektim mes partive politike në situatën e paqëndrueshme në të cilën po kalon Shqipëria.

‘Këshilli i Evropës vendosi që të mos dërgojë vëzhgues elektorale për zgjedhjet e ardhshme administrative për shkak të mungesës së stabilitetit institucional që Shqipëria për përjeton.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar, sa i përket përgjegjësisë institucionale se dëshiron që të evitojë zhvillimin e zgjedhjeve elektorale në një klimë tensioni të madhe dhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese që aktualisht nuk mund të ushtrojë funksionet e saj, duke qenë se tetë nga nënë anëtarët e sj kanë dhënë dorëheqjen ose janë hequr gjatë kohës së procesit të rivlerësimit të gjykatësve të parashikuar nga reforma gjyqësore.

Uroj një moment reflektimi të madh mes partive politike, duke kujtuar se nuk ekziston demokraci pa një organ konstitucional operativ e me një parlament ku mungon opozita’, ishte qëndrimi i senatorit italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco