Paralajmërimi i Bardhit: Vendin e qytetarëve dhe opozitarëve në burg do ta zerë Rama, Dako e Gjiknuri

Paralajmërimi i Bardhit: Vendin e qytetarëve dhe opozitarëve në burg do ta zerë Rama, Dako e Gjiknuri

17:19, 26/06/2019
A+ Aa A-

Gjatë konferencës për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi është shprehur se, reprezalja e qeverisë ndaj përfaqësuesve të opozitës dhe qytetarëve do të marrë përgjigjen e merituar.

Sipas numrit dy të selisë blu, kushdo që po përdoret si vegël represioni ndaj opozitës, me apo pa uniform, do të përgjigjet ligjërisht dhe personalisht.

Bardhi paralajmëroi se vendin e tyre në burg do ta zerë Edi Rama, Vangjush Dako, Damian Gjiknuri dhe bandat e hajdutëve të zgjedhjeve.

“Aktet dhe veprimet kundër qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës, si këto kundër kryebashkiakëve Frrokaj dhe Kapllanaj, do të marrin përgjigjen e merituar.

Kushdo që po përdoret si vegël represioni ndaj opozitës, me apo pa uniform, do të përgjigjet ligjërisht dhe personalisht, për sulmin që po i bën opozitës dhe qytetarëve, për llogari të pushtetit kriminal të Edi Ramës.

Nuk do të ketë asnjë zgjidhje të krizës pa u liruar të gjithë ato që mbahen sot padrejtësisht në burg.

Ata do të trajtohen si të burgosur politik dhe do të përfitojnë të gjitha të drejtat që burojnë nga ky status.

Vendin e tyre në burg do ta zënë banditët, me apo pa uniformë, që shkelin ligjin për llogari të Edi Ramës. Vendin e tyre në burg do ta zërë Edi Rama, Vangjush Dako, Damian Gjiknuri dhe e gjithë banda e hajdutëve të zgjedhjeve dhe të shqiptarëve.

Nuk do të ketë asnjë zgjidhje të krizës pa u pushuar të gjitha procedimet politike për pjesëmarrje në protestë apo për zbatimin e Dekretit të Presidentit, që bëjnë veglat e Edi Ramës ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës.

Ne jemi në këmbë, së bashku me qytetarët, për të ndaluar krimin elektoral të Edi Ramës në 30 Qershor! Shqiptarët janë të vendosur të mbrojnë demokracinë dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre”, deklaroi Gazment Bardhi. /Syri.net

Deklarata e plotë e Gazmend Bardhit:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco