'EdheUnë'/ Mustafaj dhe Liçaj: Këto zgjedhje janë falso, të gjithë në protestë

'EdheUnë'/ Mustafaj dhe Liçaj: Këto zgjedhje janë falso, të gjithë në protestë

16:28, 26/06/2019
A+ Aa A-

“Më 30 qershor pengoj votimet, ju lutem më dënoni”, kjo nismë e iniciuar nga regjisori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale me hashtagun “Edhe unë”.

Lëvizja ka gjetur mbështetjen e shumë intelektualëve, artistëve, pedagogëve e ish-politikanëve.

Në një prononcim për Ora News, ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj dhe aktori Neritan Liçaj thonë se votimet e 30 qershorit nuk kanë ndryshim nga ato të komunizmit.

“Unë nuk do të marr pjesë absolutisht dhe do ta pengoj, në kuptimin metaforik të saj,  me të gjitha mjetet e mia që është fjala. Unë nuk kam gjë tjetër në dorë. Qëllimi i Edi Ramës për të marrë nën kontroll 61 bashki që ka Shqipëria është i afërt me atë të një diktatori”, është shprehur Mustafaj.

Ndërsa aktori Neritan Liçaj deklaron: “Problemi është më mirë ta ndalojmë tani diktaturën sesa kur të instalohet sepse po të instalohet për ta rrëzuar do të jetë kosto e përbindshme”.

“Këto zgjedhje janë falso, nuk janë zgjedhje por thjesht votime dhe janë votime falso”, shton shkrimtari dhe ish politikani Besnik Mustafaj, teksa shton “Mesazhi im për opozitën është që të jenë të gjithë në protestë më 30, edhe 29 , edhe sot, edhe nesër, në të gjithë territorin e Shqipërisë”.

“Fakt është që represioni është shumë i madh. Askush nuk do të votojë për këtë qeveria bën këtë represion mbi administratën. Tepër e turpshme”, thotë Liçaj, i cili ka edhe një thirrje për qytetarët por edhe opozitën: “Të mos shkojnë të votojnë sepse marrin në qafë veten”.

Pavarsisht dekretit të Presidentit Meta që anullon 30 qershorin si datë zgjedhjesh, mazhoranca është e vendosur për të shkuar drejt kutive të votimit e vetme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco