#EdheUnë/ Kapexhiu në SYRI TV: Artisti duhet të jetë opozitë, respektoj presidentin

#EdheUnë/ Kapexhiu në SYRI TV: Artisti duhet të jetë opozitë, respektoj presidentin

16:12, 26/06/2019
A+ Aa A-

I ftuar në Syri TV për të komentuar pjesëmarrjen e tij aktive në nismën #EdheUnë, e cila synon sensibilizimin e shquiptarëve për ti thënë jo e për të penguar zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit, karikaturisti Bujar Kapexhiu është shprehur se prej 6 vjetësh si parlamenti ashtu edhe opozita nuk kanë patur asnjë rol pasi gjithçka është kontrolluar nga qeveria.

"Ka 6 vjet që Parlamenti është kot, opozita është kot. Nuk kam qenë kurrë militant. Me artin tim dua të jem i paanshëm. Po të jesh i atashuar në një parti humbet shumë. Asnjë artist të mos jetë në asnjë parti, por artisti duhet të jetë opozitë. Unë respektoj presidentin", u shpreh Kapexhiu.

"Shoqëria është shumë e polarizuar. Kam miq artistë që janë të vendosur që do të shkojnë të votojnë. Janë të angazhuar dhe këtë e shohin si pjesë të angazhimit. Unë respektoj ligjet. Nëse e kam tepruar me karikaturat e mia kërkoj falje, por unë kurrë nuk shaj, nuk fyej", shtoi Bujar Kapexhiu. /Syri.net

Intervista në Syri TV:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Jari26/06/2019 16:36

Te kishe thene reapektoi PD dhe liderin e saj Basha do te vlersoja po te thuash respektoi Liken qe dilte me bllok tek cdo minister i veti e vinte gjoba nga 700 mij eur ti qenke kokera e idiotit.

Shqiptari26/06/2019 16:19

Po vete famekeqi Rama a do t'i bashkohet nismes edhe#une? Ai i ziu do, por nuk e le Lali Plehu dhe banditet bashke me oligarket kriminele e te pangopur. Ka hyre shume thelle ne gropen e halese qe hapi vete!!!

Shto koment

Denonco