VIDEO/ Basha: Nuk do të lejojmë votime të paligjshme dhe farsë! Fundi i Edi Ramës është pranë!

VIDEO/ Basha: Nuk do të lejojmë votime të paligjshme dhe farsë! Fundi i Edi Ramës është pranë!

14:11, 26/06/2019
A+ Aa A-

"Në Shqipëri nuk ka dhe nuk ka për të pasur zgjedhje të lira për aq sa kohë sa Rama është kryeministër dhe sa kohë që ata që vodhën të dalin para drejtësisë.' kështu deklaroi sot në një komunikim të posaçëm para mediave, Kryetari i opozitës Lulzim Basha, nga selia e Partisë Demokratike.

Nisur nga tërheqja e Këshillit të Evropës, për të mos vëzhguar zgjedhjet e organizuara nga qeveria shqiptare më 30 qershor, Basha argumentoi: "Për herë të parë që nga rënia e komunizmit, Këshilli i Evropës ka vendosur të mos dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet, pavarësisht ftesës që i ka bërë qeveria shqiptare. Këtë vendim KiE e ka marrë jo se e ka kërkuar opozita, por sepse 30 qershori nuk është ligjërisht ditë zgjedhjesh në Shqipëri.

Ky është vendim tërësisht politik, se tërheqje nga KiE nuk ka pasur as për zgjedhje të zhvilluara në zona konfliktesh të armatosura apo konfliktesh civile, nga Ukraina në Gjeorgji, nga Armenia në Azerbajxhan apo konfliktit të armatosur në Maqedoni.

Duhet mbajtur parasysh se KiE është institucioni kryesor i monitorimit të zgjedhjeve vendore në Europë. Duhet të dihet se ky është distancim i qartë nga votimet farsë që kërkon të bëjë Edi Rama.

Në Shqipëri nuk ka dhe nuk ka për të pasur zgjedhje të lira për aq sa kohë sa Rama është kryeministër dhe sa kohë që ata që vodhën të dalin para drejtësisë. Votimet janë tentativë për grusht shteti të Edi Ramës," theksoi Basha.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mehmet Ismaili26/06/2019 17:50

Ec perpara Zoti Basha , MOS u lekund nga askush juve do fitoni pra Populli do fitoje dhe Qeverija e korruptuar , kriminale do te deshtoje diktatura e fshehte e klysheve te rinj te komunizmit duhet duhet te marre fund . Liria duhet ti kthehet shqiptareve dhe Mafia e rrezikshem si ajo e brendshme ne bashkpunim me disa nderkombetare duhet te asgjesohet nga vrulli I popullit Shqiptar .Po tentohet te vendoset diktatura nga keta nuk duhet lejuar Juve Zoti Basha si lider I Opozite duhet medoemos ngritjen e popullit anemban Shqiperise sqarimin e popullit prape dhe me ne thellesi si dhe te tregosh vendoshmeri te plohte dhe te forte kur te komunikosh me Ambasador et ne Tirane .

Shto koment

Denonco