Voltana Ademi: Lajm i mirë për Shqipërinë, Këshilli i Evropës anulon misionin e vëzhguesve

Voltana Ademi: Lajm i mirë për Shqipërinë, Këshilli i Evropës anulon misionin e vëzhguesve

12:49, 26/06/2019
A+ Aa A-

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, nuk e ka përmbajtur entuziazmin e saj për lajmin e dhënë së fundi, anulimin e misionit të vëzhguesve për 30 qershorin nga Këshilli i Evropës. Ademi e konsideron këtë "lajm të mirë".

"Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, - shkruan kryebashkiakja e Shkodrës, - informon se udhëheqja e Kongresit (Presidenti në konsultim me dy Presidentët e Dhomave, në përputhje me rregullat e Kongresit) ka marrë vendim të mos dërgojë një Delegacion për Vëzhgimin Zgjedhor të Kongresit në Shqipëri për shkak të paqartësisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe rreziqet e mundshme të sigurisë në zona të caktuara.

“Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar anullimi i beftë dhe ju falënderojmë për gatishmërinë tuaj për të ndërvepruar me Kongresin”- shprehet Këshilli i Europës,' citon në përfundim Ademi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera 26/06/2019 13:11

he, nga qe ka pa shume te perlyer, dhe njerez pa dinjitet,e jo rralle dhe injorante e budallenj, Rama ka mendu, se do ja hedhe shumices.

Shto koment

Denonco