VIDEO/ Rama nxjerr ushtrinë për zgjedhjet e 30 Qershorit

VIDEO/ Rama nxjerr ushtrinë për zgjedhjet e 30 Qershorit

11:40, 26/06/2019
A+ Aa A-

Duket se, Edi Rama, ka vendosur që të bëjë votime në partiake në 30 qershor duke përdorur çdo mjet nga frika e qytetarëve që nuk I njohin këto zgjedhje mono partiake.

Pavarësisht se një dekret i presidentit që është botuar edhe në Fletoren Zyrtare i ka anuluar këto zgjedhje, edhe pse opozita e bashkuar që në zgjedhjet e vitit 2017 ka marrë rreth 1 milion vota së bashku me rreth 60 për qind të votuesve të cilët abstenuan i refuzojnë votimet e 30 qershorit, Edi Rama, ka vendosur që të ecë përpara me planin e tij të çmendur.

Dhe për këtë përveç shkeljes së ligjit nga KQZ dhe KZAZ, përdorimit të dhunshëm të administratës, kërcënimeve më burg ndaj qytetarëve, vënien në dispozicion të të gjithë trupës policore, ai ka futur në lojë edhe ushtrinë.

Kështu ë funksion të këtyre votime të dhunshme, ditën e sotme mësohet se në të gjithë vendin ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore. Në mënyrë të paprecedentë për një vend të NATO, shpërndarja e tyre po bëhet me automjetet e ushtrisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco