Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

EKSKLUZIVE/ Këshilli Europës tërhiqet/ Drejt mosnjohjes së 30 Qershorit. Situate kaotike

EKSKLUZIVE/ Këshilli Europës tërhiqet/ Drejt mosnjohjes së 30 Qershorit. Situate kaotike

11:26, 26/06/2019
A+ Aa A-

Në një njoftim të publikuar pak momente më parë Këshilli i Europoës ka anulluar delegacionin që ishte programuar për zgjedhje në Shqipëri.

Ja njoftimi i plotë:

Në vijim të emailit të mëposhtëm, me të cilin ju ftojmë në një takim me një delegacion të Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Evropës, po ju informojmë se udhëheqja e Kongresit (Presidenti në konsultim me dy Presidentët e Dhomave, në përputhje me rregullat e Kongresit) ka vendosur të mos dërgojë në Shqipëri një Delegacion Vëzhgues Zgjedhjesh nga Kongresi për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe për për shkak të rreziqeve të mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara.

Ju kërkojmë ndjesë për çdo problem që mund t’ju shkaktojë anulimi në çastet e fundit dhe ju falënderojmë për gatishmërinë për të korresponduar me Kongresin.

Njoftimi ne anglisht

Dear colleagues,

Folloëing the email hereunder, ëhere ëe invite you to a meeting ëith a delegation from the Congress of Local and Regional Authorities of the Council of Europe, please be informed that the leadership of the Congress (the President in consultation ëith the tëo Presidents of the Chambers, in accordance ëith Congress rules) has decided not to deploy a Congress Election Observation Delegation to Albania due to the continued uncertainty concerning the organisation of the local elections in Albania on 30 June and possible security risks in certain deployment areas.

Ëe apologise for any inconvenience the short-term cancelation may have caused and thank you for your readiness to exchange ëith the Congress.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ardian fullani27/06/2019 10:48

si te duash KiE.ne ato pare e kishim taksur per ju,po ia japim vezhgueve te osbe-odihr,se ata i kemi besniket tane.at jane dakurd te firmosin raportin e i kemi dhene ne.djem e vajza te mira ato.

Shqiptari26/06/2019 12:27

Po kesaj çfare i thone? Kush do ti vezhgoje zgjedhjet lokale? Delina Fico i Sorrosit, gruaja e Çuçit dhe Rames? Organizata sorrosiane Mjaft? Shoqeria civilo-rilindase? Do t'i vezhgojne oficeret dhe ushtaraket e Xhackes dhe Lleshit, si ne Korene e Veriut, Sirine Bashar Al Asaadit, apo ne Turqine e Erdoganit? Kjo eshte Shqiperia demokratike Edvin Krimit, qe pret hapjen e negociatave ne tetor? Kete regjim dhe kete parti i dhate popullit ju o socialiste te ndershem?!!! O socialista te ndershem! Nese e pranoni akoma kete felliqesire te historise moderne te Shqiperise, ju keni perdhosur, felliqur, diskredituar dhe fekslizuar perfundimisht Partine Socialiste. Ju nuk do te jeni kurre socialista por enverista te paturp! Historia do t'ju ndeshkoje per nenshtrimin dhe gjunjezimin tuaj mjeran ndaj ketij diktatori te felliqur. E gjithe bota po e braktis kete monster! Refuzojeni, sa nuk eshte vone!

Shto koment

Denonco