Mesazhi i fortë i Bashës: Braktiseni 30 Qershorin, këto zgjedhje janë nul. Nuk do të njihen

Mesazhi i fortë i Bashës: Braktiseni 30 Qershorin, këto zgjedhje janë nul. Nuk do të njihen

21:26, 25/06/2019
A+ Aa A-

Në mbyllje të konferencës për shtyp, kreu i PD-së Lulzim Basha lëshoi një tjetër mesazh të fortë për shqiptarët.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të braktisin 30 qershorin. Sipas tij, ato janë ndeshje farsë dhe nuk do ti njohë askush.

Kreu i opozitës shtoi se, "mënyra më e mirë për të përshpejtuar rënien e Edi Ramës, është braktisja e tij, është braktisja e oborrit të tij të kriminelëve, të klientëve, shërbëtorëve dhe veglave të tij".

Deklarata e Lulzim Bashës:

Mënyra më e mirë për të përshpejtuar rënien e Edi Ramës, është braktisja e tij, është braktisja e oborrit të tij të kriminelëve, të klientëve, shërbëtorëve dhe veglave të tij.

Braktisini oligarkët e tij!

Braktisini mediat e tij!

Braktisini shërbëtorët e tij publikë!

Ngrini zërin kundër tyre!

Protestoni kundër tyre!

Pengojini ata!

Mos besoni propagandën e Edi Ramës!

Mos besoni gënjeshtrat e lakejve të tij!

Mos u bëni pjesë e shfaqjeve banale, që Edi Rama prodhon me mitingjet dhe aktivitetet e tij!

Refuzojeni Edi Ramën! Refuzojini biznesmenët e tij grabitqarë! Refuzojini kriminelët që ai mban pranë! Refuzojini ata moralisht! Refuzojini shpirtërisht! Mbi të gjitha, braktiseni Edi Ramën politikisht!

Unë e di se shumë njerëz të ndershëm, që punojnë në administratën publike apo që kanë biznese të vogla, apo veprimtari të tjera që kontrollohen nga inspektorët, policët apo veglat e tjera të Edi Ramës, janë nën terror për të dalë të dielën në zgjedhje.

Por unë ju ftoj që t’i braktisni!

Ju ftoj që të mos dilni të mos bëheni pjesë e kësaj farse, e cila i shërben vetëm krimit dhe pushtetit personal të Edi Ramës

Këto zgjedhje janë nul.

Ato nuk do të njihen.

Ato nuk do të jenë.

Ju ftoj t’i dënoni ato me braktisjen tuaj.

Ata që ju nxisin drejt tyre, nuk kanë në zemër as interesin tuaj, as sigurinë tuaj, as të ardhmen e fëmijëve tuaj.

Unë dhe opozita do të bëjmë çdo gjë që mundemi kudhër kësaj farse të paligjshme dhe kriminale!

Ju ftoj edhe juve të bëni tuajën duke i braktisur.

Ju siguroj se çdo gjë do të bëhet mirë.

Ju siguroj se fundi i Edi Ramës është pranë.

Ju siguroj se Shqipëria ka mundësitë dhe forcën të dalë nga gremina ku ka rënë dhe të fillojë të ndërtojë një të ardhme të denjë, si cdo vend tjetër europian.

Ne jemi shumica! Dhe ne jemi më të fortë se e keqja!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 25/06/2019 22:12

Z.Basha. Cafre duhet te bejme ne shqiptaret, te mos votojme ne 30 qeshor, apo te mos lejojme berjen e zgjedhjeve?? Kjo qe po thoni ju nuk ka asnje vlere. Nese zgjedhjet behen, shkojme apo nuk shkojme ne ne zgjedhje, kutite e votimit jane ne duar te Gangesterit Rama qe do ti mbushi si te doje ai. Dhe do te krijoj nje mozaik zgjedhjesh plurariste me partickat qe i lepijne bythen atij. Me konkeretisht pjesmarrja ne zgjedhje do te jete shume me e madhe se zgjedhjet e tjera, pasi do ti sistemoj rama si te doje. dhe ndarjene votave do ta beje po rama si te doje. Nese ju z.Basha lejoni berjen e zgjedhjeve, athere kjo eshte e gjitha nje loje shume e keqe per shqiperin dhe shqiptaret.

Pal25/06/2019 22:08

Deri dje Basha thoshte nuk do te kete zgjedhje.sot tha nuk do ti njohim.Nuk e kuptoj kete ndryshim .

Shto koment

Denonco