Mediu i përgjigjet Ramës: Fatkeqësisht shqiptarët nuk shohin më kryeministër, por prapa....n

Mediu i përgjigjet Ramës: Fatkeqësisht shqiptarët nuk shohin më kryeministër, por prapa....n

20:57, 25/06/2019
A+ Aa A-

Ish ministri i mbrojtjes dhe ish deputeti i opozitës, Fatmir Mediu, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit, gjatë një prej tubimeve të tij është shprehur se, “kush merret me Fatmir Mediun...”.

Por sipas Mediut, “une merem dhe bashkohem me ata shqiptarë që bënë Shqipërinë vend anëtar të NATO-s dhe duan që Shqipëria të bëhet vend anëtar i BE, ku shqiptarët me votë të lirë dhe jo bandat e krimit dhe korrupsionit nën urdhrat dhe komandën e Ramës vendosin kë të shesin e të blejnë, dhe e kanë kthyer parlamentin dhe politikën në pazar të gjësë së gjallë”.

Reagimi i plotë i Fatmir Mediut:

Rama ky i marre qe mer ne goje gjithe Shqiperine me paska qare hallin se kush meret me Fatmir Mediun.

“Sa me shume te ngjitet majmuni ne peme aq me shume I sheh vetem fundin e kurrizit”
Fatkeqesisht Shqiptaret nuk shohin me kryeminister por prap.....n

Te mos shaje Rama me “diarene” e tij te perditshme, duhet te jesh ne reshtin e bandave apo rrjetit te tij te maskarrallikut.

Une merem dhe bashkohem me ata shqiptare qe bene Shqiperine vend anetar te NATOs dhe duan qe Shqiperia te behet vend anetare i BE, ku shqiptaret me vote te lire dhe jo bandat e krimit dhe korrupsionit nen urdhrat dhe komanden e Rames vendosin ke te shesin e te blejne, dhe e kane kthyer parlamentin dhe politiken ne pazar te gjese se gjalle.

Po perseris edhe njehere nese Driteroi do ishte gjalle do ndryshonte poezine e tij dhe do thoshte: “Ne vendin tim ne vendin tend, Rama i cmendur te gjithe po i cmend”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco