Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Shtimi i azilantëve shqiptarë’/ Vokshi: ‘Të ndalim planin e Edi Ramës për të zbrazur Shqipërinë’

‘Shtimi i azilantëve shqiptarë’/ Vokshi: ‘Të ndalim planin e Edi Ramës për të zbrazur Shqipërinë’

18:02, 25/06/2019
A+ Aa A-

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi është shprehur e shqetësuar lidhur me shtimin 26 për qind të numrit të azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian.

Vokshi shkruan se “nëse nuk e ndalim sot Edi Ramën, Shqipëria do të zbrazet’

‘26% më shumë shqiptare kërkuan azil për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian gjatë 3 muajve të parë të 2019-s sipas Eurostat. Shqipëria gjatë qeverisjes se Edi Rama rënditet vendi i parë i Europës për nga numri i lartë i azilantëve, sipas shifrave të Eurostat.

 Nëse nuk e ndalim sot Edi Ramen, Shqipëria do të zbrazet! Ky është plani i Edi Ramës: Largimi i shqiptarëve të ndershëm dhe dorëzimi i Shqipërisë dhe pasurive të saj krimit dhe oligarkëve.

 Është koha të jemi të gjithë bashkë. Edi Rama, kriminelët dhe oligarkët e tij, duhet të largohen, jo shqiptarët. Boll më me Shqipërinë që duan ato. Është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco