Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

'Midis burgut dhe diktaturës, zgjedh burgun!'

'Midis burgut dhe diktaturës, zgjedh burgun!'

17:28, 25/06/2019
A+ Aa A-

Intelektualë, gazetarë, aktorë, aktivistë etj e kanë shprehur hapin vendosmërinë e tyre për të ndaluar zgjedhjet moniste të 30 qershorit.  Por nuk mbeten pas në këtë nismë as ish të përndjekurit dhe të dënuarit politikë gjatë regjimit komunist, të cilët e dinë më mirë se kushdo çfarë do të thotë zgjedhje monopartiake dhe mungesë lirie e demokracie.

I tillë është edhe Nebil Çika, Kryetar i Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë te Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çika shprehet i bindur se mes burgut dhe diktaturës, zgjedh burgun.

"Paraardhësit tanë kanë sakrifikuar shumë më shumë për të mbrojtur votën e lirë .Janë varur, pushkatuar, torturuar ,dënuar, internuar e persekutuar për gjysmë shekulli nga këta që janë sot ne pushtet dhe etërit e tyre, pikërisht për ketë liri qe është po aq e kërcënuar edhe sot", shkruan Nebil Çika.

Postimui i plotë:

Midis burgut dhe diktaturës ,zgjedh burgun !

Pengimi me çdo kusht i zgjedhjeve një partiake të 30 qershorit sipas modelit komunist është një akt patriotik dhe një demonstrim I vendosmërisë sonë për te mos lejor rikthimin e diktaturës ne vendin tone. Ne te përndjekurit politike antikomuniste e dimë mire se çdo te thotë kjo . Kështu nisi diktatura edhe ne 1945 me votime një partiake dhe vazhdoi për 45 vjet e tille . Nuk besoj qe te ketë shqiptar normal qe do te pres edhe 45 vjet te tjera për te rifituar lirinë politike. Na kërcënojnë me burg po pengum zgjedhjet komuniste te 30 qershorit, por kjo nuk është një risi , ky është vetëm fillimi i rikthimit te diktaturës.

Paraardhësit tanë kane sakrifikuar shume me shume për te mbrojtur votën e lire .Janë varur, pushkatuar, torturuar ,dënuar, internuar e persekutuar për gjysme shekulli nga këta qe janë sot ne pushtet dhe etërit e tyre, pikërisht për ketë liri qe është po aq e kërcënuar edhe sot. Prandaj në respekt te idealit e ne nderim te gjakuat dhe sakrificave të tyre si dhe detyrimin për te garantuar te ardhmen e lire te fëmijëve tanë midis dy mundësive te ofruara nga qeveria neo-komuniste: burgun ose zgjedhjet komuniste , un zgjedh pa asnjë hezitim burgun .

Shpresoj shume që Basha te mos bejë zjarrfikësin

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera 25/06/2019 17:35

Po edhe une zgjedh pa asnje hezitim burgun. Respekt per Z.Cika!

Shto koment

Denonco