Rrethimi Ramës në Kukës, çfarë paralajmëron kryetari i PD-së Rexhmati

Rrethimi Ramës në Kukës, çfarë paralajmëron kryetari i PD-së Rexhmati

12:25, 25/06/2019
A+ Aa A-

Sipas axhendës në kuadër të së ashtuquajturës “fushatë elektorale”, pasditen e sotme, Edi Rama, do jetë në qytetin e Kukësit. Duke kujtuar edhe mënyrën se si u prit herën e fundit, me rastin e “inaugurimit” të nisjes së punimeve të aeroportit të këtij qyteti, kur shkoi e iku më helikopter për t`ju shmangur mijëra kuksianëve protestues, Rama është detyruar që të ndryshojë edhe vendin e mitingut.

Ishte planifikuar fillimisht që ta zhvillonte në qendër të qytetit në sheshin “Nënë Tereza”, por më pas ka vendosur që ta zhvendosë në ambientet e aeroportit, ku me shumë gjasa e ka edhe më të lehtë të përdorë helikopterin

Vetëm pak orë pas mbërritjes së tij, PD ka paralajmëruar protesta të forta, kurse kreu i degës rajonale, Arif Rexhmati, nëpërmjet një statusi në FB, ka ftuar të gjithë kuksianët që të bashkohen në protestën që do të zhvillohet sot në orën 16:00. Gjithashtu ai paralajmëron, se është i gatshëm të hyjë edhe në burg për votën e lirë.

“Më mirë në burg për votën e lirë se sa të ndërtoj me duart e mia burgun për fëmijët e mi!Mos mungoni ora 16.00”, shkruan Rexhmati duke paralajmëruar kështu se Kukësi mund të jetë arena e radhës së përplasjeve të mbështetësve të PD dhe policisë. Takimi do të mbahet në ambientet e aeroportin, sot në orën 16:00.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco