Pse Ilir Meta i referohej një fondacioni gjatë fjalës së tij?

Pse Ilir Meta i referohej një fondacioni gjatë fjalës së tij?

12:16, 25/06/2019
A+ Aa A-

Kreu i shtetit doli sërish herët në mëngjes për të mbajtur një konferencë për shtyp, si përgjigje ndaj një vendimi të Kolegjit Zgjedhor. Ilir Meta tha se vendimi ishte një truk procedurial, pasi në vend nuk ka zgjedhje ligjërisht.

Interesant është fakti se Ilir Meta përmendi të paktën dy herë fjalën ‘fondacion ndërkombëtar’.

“Nuk kam anuluar zgjedhjet në asnjë vend, në asnjë ambasadë, në asnjë fondacion ndërkombëtar. Kam anuluar zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë para të gjithë shqiptarëve”.

“Nga ky institucion do të fillojë ringritja e Republikës, Shqipëria nuk do të kthehet në një tirani personale të askujt dhe në asnjë koloni të asnjë fondacioni ndërkombëtar. Ky është një vend që u takon të gjithë shqiptarëve dhe bashkë do të jemi këtu deri më 24 korrik të vitit 2022”, tha Meta.

Për disa portale pranë të majtës, Meta e kishte fjalën për fondacionin e miliarderit George Soros, që thuhet se ka ndikuar për të çuar përpara reformën në drejtësi në Shqipëri.

Megjithatë, nuk jemi të vetmit që e përflasim Sorosin për reformën në drejtësi. Ditët e fundit, emri i tij është lakuar edhe në SHBA pikërisht për këtë arsye.

Tucker Carlson, gazetari i njohur i Fox Neës, i cili thuhet se me fjalët e tij ka ndikuar që presidenti amerikan, Donald Trump, të anulojë sulmin mbi Iran, shënjestroi miliarderin Soros në programin e tij të së hënës.

Ai tha se miliarderi po ‘përdor mjete jodemokratike për riformatuar shoqërinë amerikane në çështjen e reformës në drejtësi’.

“Për shumë vite, miliarderi i majtë, Soros, e ka përdorur pasurinë e tij për të ribërë shoqërinë tonë, shoqërinë amerikane. Fusha e fundit e fokusit të tij është drejtësia penale. Që nga Teksasi deri në Filadelfia, Soros raportohet se ka shpenzuar miliona dollarë për të mbështetur kandidatët për prokurorë. Pasi zgjidhen, këta kandidatë zbusin qëndrimet ndaj krimit, i trajtojnë veprat penale si kundravajtje dhe ndonjëherë i injorojnë plotësisht disa krime”.

“Në Filadelfia, Soros mbështeti Larry Krasner dhe aty numri i vrasjeve ka qenë më i larti në një dekadë,” tha gazetari.

Së fundmi, Soros dhe disa pasanikë të tjerë, se mbështetën një nismë të kandidates demokrate për presidente, Elisabet Ëarren, për taksimin e të pasurve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco