Lajmi i fundit

Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e RAI-t në Itali: Telefonata e Ramës, ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias

Presidenti Meta ka një pyetje për ambasadorët në Tiranë: A dini të lexoni?!

Presidenti Meta ka një pyetje për ambasadorët në Tiranë: A dini të lexoni?!

11:56, 25/06/2019
A+ Aa A-

Duket se përveçse për opozitën zyrtare, edhe për presidentin e vendit zgjedhjet e 30 qershorit edhe nëse bëhen, do të jenë “moniste” dhe jo pluraliste siç edhe e kërkon “a-ja” e një sistemi funksional demokratik. Por përveç Rilindjes dhe kreut të saj Edi Rama, edhe mjaftë ndërkombëtarë ngulin këmbë në datën 30 Qershor, duke shpresuar se kjo do të jetë një ditë normale.

 Në konferencën e sotme të jashtëzakonshme për mediat presidenti, Ilir Meta, kur vendosi vijën e kuqe për legjimitetin e 30 Qershorit u tregua i kujdesshëm që këtë t`ja vinte në dukje jo vetëm Edi Ramës, por edhe ndërkombëtarëve.

"Presidenti nuk ndërhyn për të penguar zgjedhje partiake por pa dyshim besoj se lidhur me datën 30 qershor si zgjedhje kjo datë ka rënë nuk ekziston më ligjërisht. Kush dëshiron të bëjë zgjedhje partiake unë nuk ndërhyj. Kjo të jetë e qartë brenda dhe jashtë vendit", deklaroi ai mëngjesin e sotëm.

“Kjo të jetë e qartë, brenda dhe jashtë vendit”, ishte pozicionimi i panegociueshëm i Metës për anulimin e datës 30 Qershor.

Pikërisht këtë thirrje, edhe për ndërkombëtarët, e ka kapur si gjetje mjeshtri i karikaturës politike, Bujar Kapexhiu, i cili në punën e tij të radhës shfaq presidentin Meta duke pyetur ambasadorin e BE-së në Tiranë Luigi Soreca dhe atë të OSBE-së Bernd Borchardt:

A dini të lexoni...në 30 qershor nuk ka zgjedhje!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    coli25/06/2019 13:49

    Nga e gjithë deklarata e Presidentit, veçoj thënjen e tij se "Shqipëria nuk mund të jetë koloni e ndonjë fondacioni ndërkombëtar". Sihurisht që për shtresën më të emancipuar të shoqërisë shqiptare, është e kjartë se kush është ky "fondacion". Por a nuk ka ardhur koha për vetë presidentin, opozitën, mediat e gjithë shtresën intelektuale shqiptare që të përmendet troç me emër se përgjegjës për këtë situatë politike në Shqipëri, si edhe në shumë vende të tjera me demokraci të brishtë është fondacioni famëkeq i multimiliarderit Georg Soros ? Aventurierin politik Edi Rama, nuk ka sepse ta quajmë peshqesh të Fatos Nanos, siç është përhapur kjo legjendë në publik.. Edi Rama është një pjellë sorosiane ashtu si edhe Nano. Në përfundim të shkatërimit të perandorisë komuniste me shembjen e Murit të Berlinit, ky person u pasurua në mënyrë shumë të shpejtë, siç thuhet me "spekullimet në bursat" por ka ngelur enigmë akoma deri më sot burimi i vërtetë i këtij pasurimi e çudia që ndonëse është propoganduar si një filantrop i madh, pasuritë e tij veç janë shtuar. Është tashmë e vërtetuar se misioni politik i Sorosit në vendet ish komuniste, për të ruajtur vazhdimësinë e pushtetit të komunistëve në kushtet e reja, synoi që të krijojë biznesmenë e kapitalistë të rij nga po ata njerëz që kishin pushtetin diktatorial komunist.

    vera 25/06/2019 12:11

    BE - Luigi Soreca, OSBE - Bernd Borchardt

    Shto koment

    Denonco